Kryeministri i Kosovës për dialogun konstruktiv me Serbinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

JACK PARROCK

Kryeministri i ri i Kosovës mori pushtetin në fillim të shkurtit dhe detyra e tij tani është të udhëheqë negociatat për të shtyrë Serbinë ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Bashkë me mua në “Global Conversation” është Albin Kurti.

Kryeministër, cili është plani juaj për t’u marrë me negociatat me Serbinë?

ALBIN KURTI

Duam të kemi dialogun e duhur, i cili është i mirë përgatitur dhe me parime të dobishme. Sigurisht, ne kërkojmë njohjen e republikës sonë. Mendoj se Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet, me të gjitha veprimet e gabuara dhe krimet gjatë luftës. Dhe duke u përballur me të kaluarën, besoj se mund të krijojmë kushte të mira për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon. Sa i përket Serbisë, ne duam barazi, duam reciprocitet.

 JACK PARROCK

Çfarë do të bëni ndryshe nga qeveritë e mëparshme?

ALBIN KURTI

Unë kam qenë në opozitë për mbi dy dekada. E njoh shumë mirë Serbinë. Edhe ata më njohin shumë mirë. Kam qenë në burgjet e tyre për dy vjet e shtatë muaj, gjatë periudhës së Millosheviçit, por edhe më vonë. Tani është koha e duhur për t’u angazhuar në një dialog të ri për marrëveshje nga të dyja palët, në regjistrin e vlerave për të ardhmen dhe në regjistrin e fakteve nga e kaluara.

 JACK PARROCK

Cili është afati kohor që caktoni për këtë?

ALBIN KURTI

Mund të fillojmë menjëherë, sapo të vijë në pushtet qeveria e re në Serbi. Por, e përsëris, thelbi dhe përmbajtja e asaj marrëveshjeje është më e rëndësishme sesa afati kohor.

 JACK PARROCK

Si ju duken sugjerimet për ndarjen e tokës së Kosovës, që t’i jepet Serbisë? A mund të jetë ndonjëherë pjesë e planeve tuaja kjo gjë?

ALBIN KURTI

Kosova nuk mund të përfshihet në asnjë lloj projekt të ashtuquajtur shkëmbim toke apo territori. Të gjitha ato projekte në të kaluarën dështuan dhe do të dështojnë edhe në të ardhmen, veçanërisht tani që jemi ne në pushtet. Nëse dikush provon t’i realizojë sërish, zgjidhjet territoriale do të jenë recetë për konflikte të reja, jo për paqen që na duhet.

 JACK PARROCK

Keni thënë që jeni gati t’i jepni fund tarifave 100% mbi mallrat serbe, dhe këtë duan Shtetet e Bashkuara. Por e duan pa asnjë kusht tjetër shtesë. Është e mundur kjo?

 ALBIN KURTI

Serbia po imponon një larmi barrierash jo-tarifore në eksportet e Kosovës. Nuk e duam reciprocitetin si hakmarrje, por duam që reciprociteti të jetë një parim i dyanshëm konstruktiv për marrëdhënie të shëndetshme. Njerëzit votuan reciprocitetin dhe nuk mund t’i ngremë tarifat 100%.

JACK PARROCK

Duke vazhduar më tej, aspirata juaj është që Kosova një ditë të bëhet vend anëtar i BE-së. Por keni parë që fqinjët tuaj më të afërt, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, janë në një proces ngecjeje nga Bashkimi Evropian. A ka ndikuar kjo në këndvështrimin e Kosovës apo tuajin për procesin e pranimit në BE?

ALBIN KURTI

Sigurisht, ne jemi pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe vendimi për të mos hapur negociatat me këto dy vende ishte zhgënjyes për ne. Por mendoj se BE-ja duhet të mbrohet, duhet të zgjerohet me Ballkanin Perëndimor. Ne nuk jemi fqinj të BE-së, por jemi të rrethuar nga BE-ja.

JACK PARROCK

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, e keni takuar, jeni takuar me të dërguarin special të SHBA-së, Riçard Grenell. A mendoni se ata janë në një mendje kur bëhet fjalë për Kosovën dhe marrëdhëniet me Serbinë?

 ALBIN KURTI

Z. Grenell këmbënguli për një marrëveshje që do të arrihej më vonë këtë pranverë. Sigurisht që do të ishte fantastike. Por nuk duhet të rrezikojmë marrëdhëniet e tjera dhe dialogun me marrëveshje, të cilat mund të jetë shumë herët për t’u pranuar.

 JACK PARROCK

Bashkimi Evropian sapo ka emëruar ministrin e jashtëm, Sllovakun, Miroslav Lajcak si të dërguar të posaçëm për dialogun. Xhosef Borrell vjen nga Spanja. Të dyja këto vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

ALBIN KURTI

Nuk mund të vendosim se kush do të jetë në detyrë në Bruksel për secilin nga funksionet. Po, te populli i Kosovës është ngritur një lloj skepticizmi, por edhe te ne si qeveri e re, pasi kemi dy zyrtarë të lartë nga dy vende që nuk na njohin. Shpresoj se nuk do të përfaqësojnë vendet e tyre, por BE-në.

JACK PARROCK

Të jetë e mundur kjo?

Xhosef Borrelli është treguar mjaft i hapur në të kaluarën.

ALBIN KURTI

Ndoshta duhet ta mendojë sërish problemin e Ballkanit Perëndimor që t’i jepet një zgjidhje evropiane dhe pavarësia e Kosovës është një realitet. Unë mendoj se kushdo që e mohon këtë realitet apo përpiqet të sjellë çdo lloj zgjidhjeje pa e pranuar këtë dhe pa pranuar dëshirën e njerëzve këtu, do të dëmtojë më shumë veten e tij ose të saj.

 JACK PARROCK

Partia juaj votoi kundër ngritjes së gjykatës speciale me qendër në Hagë. Do të pritet që do të bashkëpunoni me të. Sa i gatshëm jeni ta bëni?

 ALBIN KURTI

Nuk mund të bëj shumëçka, duke marrë parasysh që Dhomat e Specialistëve janë shndërruar në detyrim ndërkombëtar. Ata u votuan në parlamentin tonë rreth pesë vjet më parë me një shumicë prej dy të tretash. Është një gjykatë shumë unike, së cilës mendoj se i mungon transparenca.

JACK PARROCK

Pra, doni ta shihni gjykatën speciale të sjellë nga Haga dhe të vendosur plotësisht në Prishtinë?

ALBIN KURTI

Unë dua të forcoj gjykatat lokale. Pra, gjykatat normale. Unë mendoj se drejtësia duhet t’i përkasë vendit të origjinës.

JACK PARROCK

A do të bashkëpunoni plotësisht me Dhomat e Specialistëve në Hagë?

ALBIN KURTI

Ministria jonë e Drejtësisë ka bashkëpunuar, por Dhomat e Specialistëve po veprojnë përmes potencialit të tyre më shumë sesa përmes aktualitetit, sikur qëllimi të ishte disiplinimi i komandantëve të UÇK-së për t’iu dhënë politikanëve të fuqishëm sesa për të sjellë drejtësi posaçërisht për viktimat.

JACK PARROCK

Por a do të bashkëpunoni? A do t’ua jepni të gjithë informacionin që kërkojnë?

 ALBIN KURTI

Është një detyrim ndërkombëtar për ne.

 JACK PARROCK

Kryeministër Albin Kurti, faleminderit që ishit me ne.

ALBIN KURTI

Faleminderit ju që më ftuat.

Etiketimet

Ramos i jep lamtumirën Realit, ish kapiteni i “Blaugranëve” përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës

Sergio Ramos nuk arriti ti përmbante lotët teksa i dha lamtumirën klubit të Real Madridit, pas 16 sezonesh të shpenzuar në “Santiago Bernabeu”, duke...

Buffon rikthehet te Parma, ish portieri i Juventusit ka nënshkruar kontratë me klubin Emilian

Gianluigi Buffon rikthehet te klubi italian i Parmës pas 20 vitesh. Klubi Emilian, që do garojë në Serinë B sezonin e ardhshëm, ka zyrtarizuar...

Nadal heq dorë nga Wimbledon, tenisti spanjoll konfirmoi mos pjesëmarrjen edhe në Tokyo 2020

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos marrë pjesë në turneun e Uimbelldon, që nis më 28 qershor në Londër si dhe në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER