Kryetari i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike na bashkohet në Bashkëbisedim Global

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

JACK PARROCK

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është mbikëqyrësi bërthamor në botë dhe roli i saj në lidhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit që u nënshkrua në vitin 2015 është rritur gjithnjë e më dukshëm qëkur Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018.

Këtu me mua në “Bashkëbisedimi Global” është drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grosi.

Shumë faleminderit që jeni me ne.

RAFAEL MARIANO GROSSI

Është kënaqësi për mua.

JACK PARROCK

Të fillojmë me Iranin. Që nga vrasja e gjeneralit iranian, Kasam Soleimani, qeveria iraniane ka thënë se tani nuk është e detyruar të mbështetë pesë kriteret kryesore të marrëveshjes bërthamore të Iranit. Sa e rrezikshme është kjo?

 RAFAEL MARIANO GROSSI

Do të thosha që situata është mjaft e pazakontë. Ne vazhdojmë me aktivitetet tona të inspektimit në këtë drejtim. Bashkëpunimi i Iranit si një shtet i inspektuar nuk është ndërprerë. Ne jemi atje, po ashtu edhe inspektorët tanë. Ata po kryejnë aktivitetet e tyre, gjë që është shumë e rëndësishme. Në të njëjtën kohë, inspektorët tanë kanë verifikuar shkallën e zvogëlimit të pajtueshmërisë së marrëveshjes në vitin 2015.

 JACK PARROCK

Një nga gjërat që ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka thënë është se këto hapa janë të kthyeshëm. A besoni se aktivitetet bërthamore janë të kthyeshme? Dhe çfarë do të thotë “e kthyeshme”?

RAFAEL MARIANO GROSSI

Siç thoni ju, “i kthyeshëm” është term subjektiv. Pra, ajo që mund të jetë e kthyeshme për disa, mund të mos jetë e kthyeshme për të tjerët. Unë besoj se vlera e padiskutueshme e asaj që bëjmë është që ekspozojmë faktet.

 JACK PARROCK

Por, a mund të kthehen faktet e asaj që po bëjnë?

RAFAEL MARIANO GROSSI

Sigurisht, një vend mund të pasurohet më shumë, mund të pasurohet më pak. Mund të lëvizin në këtë mënyrë. Dhe ne thjesht do të japim informacion rreth kësaj.

 JACK PARROCK

Sa larg është Irani nga të qenët një shtet i armatosur bërthamor?

RAFAEL MARIANO GROSSI

Ka lidhje me analizimin e aftësive, aftësive teknologjike që ka Irani dhe shumë shtete të tjera. Ky është realitet. Gjëja e rëndësishme është që agjencia është atje dhe po verifikon se shumat, sasitë janë po ato për të cilat është rënë dakord.

JACK PARROCK

Por 12 kilogramë uraniumi i pasuruar është afër të qenët shtet i armatosur bërthamor. Apo jo?

RAFAEL MARIANO GROSSI

Mundet. Por këto sasi ekzistojnë edhe në pjesë të tjera të botës. Pra, është një kompleks çështjesh, i një numri të tërë çështjesh. Nëse gjërat vërtetohen, nëse inspektorët tanë janë atje, nëse Irani respekton Protokollin Shtesë në marrëveshjen e tyre të plotë për masat mbrojtëse. Sigurisht, bashkësia ndërkombëtare do të ketë gjithmonë një paralajmërim të shpejtë për sa i përket zhvillimit, do të thosha.

 JACK PARROCK

Marrëveshja me Iranin po lëkundet tani, me këtë aktivitet, me tërheqjen e SHBA-së. A mendoni se mund të mbijetojë? Sa të ngjarë të mbijetojë, sipas jush?

 RAFAEL MARIANO GROSSI

Kjo është në fushën e politikës dhe vendeve që do të shpjegojnë pse bëjnë atë që bëjnë, ose pse nuk e bëjnë atë që bëjnë. Por për realitetet në terren, vetëm Agjencia mund ta sigurojë se çfarë po ndodh. Fundja, mospërhapja e armëve bërthamore është një vendim sovran i një shteti. Nëse një shtet vendos të mos e përhapë, është i lirë të mos e bëjë. Agjencia do të jetë atje për ta vërtetuar.

JACK PARROCK

Pasi Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe pohuan se do të fillojnë mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve si pjesë e marrëveshjes, tani vendosën ta pezullojnë afatin kohor. Çfarë do të thotë kjo, nga këndvështrimi juaj, dhe çfarë bën agjencia juaj ndërkohë që afati kohor është pezulluar?

RAFAEL MARIANO GROSSI

Duhet të sigurojmë vazhdimësinë e përpjekjes për inspektim. Natyrisht, nëse do të kishte ndonjë ndërprerje apo pengesë në punën e inspektorëve tanë, është e qartë se mosmarrëveshja, e cila do të zgjidhet nga ky mekanizëm, do të ishte shumë më e madhe nga ç’është për momentin.

JACK PARROCK

Presidenti amerikan, Donald Trump pati samitin me Kim Jong Un, drejtuesin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë. Por tani marrëdhëniet nuk duken aq të mira. Cili është vlerësimi juaj për ambiciet bërthamore të kësaj republike?

RAFAEL MARIANO GROSSI

Agjencia ka qenë atje për një kohë të gjatë, derisa inspektorët tanë u dëbuan nga vendi më shumë se 10 vjet më parë. Pra, ka kaluar më shumë se një dekadë pa praninë e vazhdueshme në terren të inspektorëve tanë. A do të thotë kjo që e kemi mbyllur me kaq dhe e kemi ndërprerë punën? Absolutisht jo. Po analizojmë vazhdimisht, po japim informacione rreth asaj që po ndodh dhe jemi gati për vendosjen e menjëhershme të inspektorëve tanë.

Kur e filluam këtë marrëdhënie komplekse, Koreja e Veriut ishte një vend me ambicie, por pa armë bërthamore. Tani është shtet i armëve bërthamore me një arsenal të konfirmuar. Pra, e gjithë situata është politikisht dhe teknologjikisht e ndryshme. Në aspektin e ambicieve, do të thosha se ndoshta nuk duhet të flasim më për ambicie. Është shtet armësh bërthamore. Prandaj duhet të përpiqemi ta reduktojmë. Duhet të përpiqemi ta bëjmë sa më të qëndrueshme të jetë e mundur.

 JACK PARROCK

Por presidenti amerikan e ka dëshmuar se i pëlqen t’i bëjë gjërat vetë dhe jo përmes organizatave ndërkombëtare si e juaja. A mendoni se ai e sheh vlerën tuaj si një agjenci për të hyrë në Republikën e Koresë? Apo mendoni se do të donte që të hynin inspektorët amerikanë?

RAFAEL MARIANO GROSSI

Unë besoj se kur bëhet fjalë për një marrëveshje, nëse ekziston një e tillë me Republikën e Koresë, jam i bindur që kjo agjenci do të ketë një rol të të pazëvendësueshëm.

JACK PARROCK

Sa i shqetësuar jeni që aktorët jo-shtetërorë mund të marrin në duart e tyre armët bërthamore në të ardhmen?

RAFAEL MARIANO GROSSI

Është shqetësuese. Sasia e materialit bërthamor, dhe me këtë nuk dua të them armë bërthamore, por uranium, uranium të pasuruar apo edhe materiale që janë në objektet shëndetësore në të gjithë botën, po rritet, gjë që është e mirë. Por sigurisht, ky është edhe një magnet për grupe, terroristë, që mund të kenë qasje për këtë material. Nuk do të thosha të bëheshin armë bërthamore për të pasur thjesht  një incident radiologjik, një bombë të ndyrë, siç e dini. Pra, të gjitha këto mundësi ekzistojnë.

 JACK PARROCK

Rafael Mariano Rosi, faleminderit që ishit me ne në Euronews.

 RAFAEL MARIANO GROSSI

Ishte kënaqësi e vërtetë. Shumë faleminderit.

Etiketimet

Ramos i jep lamtumirën Realit, ish kapiteni i “Blaugranëve” përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës

Sergio Ramos nuk arriti ti përmbante lotët teksa i dha lamtumirën klubit të Real Madridit, pas 16 sezonesh të shpenzuar në “Santiago Bernabeu”, duke...

Buffon rikthehet te Parma, ish portieri i Juventusit ka nënshkruar kontratë me klubin Emilian

Gianluigi Buffon rikthehet te klubi italian i Parmës pas 20 vitesh. Klubi Emilian, që do garojë në Serinë B sezonin e ardhshëm, ka zyrtarizuar...

Nadal heq dorë nga Wimbledon, tenisti spanjoll konfirmoi mos pjesëmarrjen edhe në Tokyo 2020

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos marrë pjesë në turneun e Uimbelldon, që nis më 28 qershor në Londër si dhe në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER