“Ky propozim i buxhetit të BE është i keq,” thotë kryeministri i Portugalisë Costa

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

ISABEL MARQUES DA SILVA

Drejtuesit e Bashkimit Evropian po përpiqen të arrijnë një marrëveshje mbi buxhetin e investimeve në bllok për shtatë vitet e ardhshme. Tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja ka çuar në humbjen e një kontribuuesi të madh dhe disa vende duan shkurtime në disa prej fondeve. Kryeministri i Portugalisë, Antonio Kosta ka udhëhequr të ashtuquajturit miqtë e grupit të kohezionit që janë kundër këtyre shkurtimeve dhe ai është i ftuari ynë sot. Kryeministër Antonio Kosta, mirë se vini në “Euronews”.

ANTONIO COSTA

Faleminderit.

 ISABEL MARQUES DA SILVA

Propozimi më i fundit në tryezë paraqet një buxhetim më të ulët se i mëparshmi dhe pati shkurtime në politikën e përbashkët bujqësore dhe në fondet e kohezionit, që të mos ketë para për fusha të tilla si, migracioni ose mbrojtja. Si keni ndërmend të merreni me këtë propozim dhe të merrni përkrahje, sidomos nga Gjermania dhe Franca? Cilat janë vendet që kontribuojnë më shumë?

ANTONIO COSTA

Mendoj se ky propozim është i keq në disa aspekte. Nuk korrespondon me nevojat globale të financimit, të identifikuara nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Duket se harrohet që fjalën vendimtare do ta ketë Parlamenti Evropian sepse ai mund ta miratojë ose ta refuzojë. Katër grupet më të mëdha politike në parlament thonë se Evropa duhet të ketë një buxhet që përputhet me ambiciet e shprehura në agjendën e saj politike strategjike.

Nuk mund të vazhdojmë t’u premtojmë shumë evropianëve dhe t’u japim pak. Jam shumë i vendosur që politika e kohezionit dhe politika e përbashkët bujqësore nuk duhet të zvogëlohen.

Nuk duhet të pësojnë asnjë kosto sepse ato janë politika themelore në aspektin e identitetit të unionit, sepse e afrojnë Bashkimin Evropian më pranë jetës së përditshme të qytetarëve të saj. Fondet janë themelore edhe për dy nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Evropa: tranzicioni në shoqërinë digjitale dhe tranzicioni i klimës. Asnjëri prej tyre nuk është i mundur pa një politikë të mirë kohezioni dhe pa një politikë të mirë bujqësore.

ISABEL MARQUES DA SILVA

Përmendët rolin e Parlamentit Evropian, i cili ka kërkuar të zgjerojë buxhetin dhe ka kërcënuar të përdorë fuqinë e vetos. Presidenti David Sasoli është treguar shumë i qartë. A shqetësoheni se mund të ketë një vonesë të gjatë në miratimin përfundimtar të këtij buxheti,  gjë që do të vinte në dyshim programet që tashmë janë në zhvillim e sipër? Si mendoni t’i bindni kolegët tuaj të këshillit të pranojnë kërkesat e parlamentit?

 ANTONIO COSTA

Do të ishte e rëndësishme që ekonomia evropiane të mos shtojë më shumë faktorë pasigurie, prandaj duhet të kemi një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Jo vetëm me këshillin, por edhe me Parlamentin Evropian. Është e qartë se nxitimi nuk është gjithmonë këshilltar i mirë. Mes një marrëveshjeje të keqe dhe të nxituar, më mirë të kesh një marrëveshje të mirë.

ISABEL MARQUES DA SILVA

Por çështja këtu është edhe për të kuptuar se çfarë është e rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e ekonomisë. Komisioni evropian mbron investimet në fushat inovative, siç janë kolegjet shkencore digjitale dhe për të rindërtuar punën. Çfarë e bën Evropën më konkurruesese Shtetete Bashkuara dhe se Kina në krahasim me politikat tradicionale?

 ANTONIO COSTA

Nuk ekziston kundërshtimi midis politikave tradicionale dhe atyre të reja. Sa i përket agjendës strategjike, ka marrëveshje absolute. Është miratuar nga komisioni dhe nga Parlamenti Evropian dhe instrumentet financiare duhet të konkurrojnë për atë objektiv. Është themelore të bëhet tranzicioni në shoqërinë digjitale dhe sigurisht kjo nënkupton investime më të mëdha në shkencë, por edhe në kualifikimin e njerëzve, që askush të mos mbetet pas në këtë proces tranzicioni. Ky investim është i mbuluar veçanërisht nga politika e kohezionit. Tranzicioni në lidhje me ndryshimin e klimës kërkon në veçanti një investim të madh në ruajtjen e peizazhit. Nëse kemi një bujqësi më të qëndrueshme, mund të mbrojmë pyllin i cili ka një rol të madh për të thithur dyoksidin e karbonit. Pra, këto përpjekje kërkojnë edhe politikë të mirë bujqësore.

 ISABEL MARQUES DA SILVA

Kryeministër, ju jeni një nga nxitësit kryesorë të buxhetit specifik për 19 vendet në Eurozonë. Është një lloj mase paraprake kundër krizës së re dhe gjithashtu para për reforma? A janë 19 miliardë eurot të përqendruara sa duhet dhe si duhet të përdoren?

ANTONIO COSTA

Janë dukshëm të pamjaftueshëm. Por është hapi i parë. Tani duhet të përpiqemi të krijojmë kushtet në mënyrë që nëse një ditë arrin kriza, të jemi në një formë më të mirë. Është urgjente të kemi një buxhet të fortë Eurozone. Është absolutisht thelbësore. Siç e dimë, Monedha e vetme ka efekte shumë asimetrike në ekonomi të ndryshme. Në disa ekonomi ka kontribuar me konkurrencë më të mirë, por në të tjera e ka dëmtuar konkurrencën. Portugalia pati një përvojë të keqe, por për fat të mirë që nga viti 2017, kemi arritur të ndërrojmë faqe dhe të puqemi përsëri me Bashkimin Evropian.

Prandaj, për të investuar në kualifikimin e njerëzve dhe në modernizimin e strukturës së biznesit, në ndërkombëtarizimin e ekonomisë sonë, është thelbësore të jemi në gjendje të përputhemi. Kur kriza godet një vend të Eurozonës, prek të gjitha vendet e  tjera.

ISABEL MARQUES DA SILVA

Burimet e reja të të ardhurave parashikohen lidhur kryesisht me marrëveshjen e gjelbër, siç janë taksat e aktiviteteve me nivel të lartë ndotjeje ose të plastikës jo të riciklueshme. Por a duhet BE-ja të jetë e guximshme dhe të marrë taksa nga sektori digjital dhe nga transaksionet financiare për shembull, që do të gjeneronte miliona të ardhura?

 ANTONIO COSTA

Mendoj se mbi të gjitha,është shumë e domosdoshme të kemi taksa mjedisore, por ato të ardhura do të priren të zvogëlohen ndërsa ne përmirësohemi dhe përmbushim qëllimet tona për uljen e emetimeve të dyoksidit të karbonit. Duhet të ndryshojmë. Sot ekzistojnë një sërë aktivitetesh që zhvillohen në një hapësirë ​​transkombëtare. Dhe secili anëtar ka vështirësi në taksimin e këtyre veprimtarive.

Zbutja e taksave është një konkurrencë jashtëzakonisht e padrejtë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe për kompanitë e mëdha që kanë veprimtarinë e tyre në një territor specifik. Mundësia e duhur për taksimin e këtyre aktiviteteve të larmishme ekonomike është zgjerimi evropian. Duhet dhe mund të jenë një burim i mirë i të ardhurave për Bashkimin Evropian.

ISABEL MARQUES DA SILVA

Ekziston një plan që përfshin masa të reja në lidhje me respektimin e sundimit të ligjit. Disa qeveri që nuk janë dakord do të humbnin fonde. Disa vende të të ashtuquajturve miq të grupeve të kohezionit, si Hungaria dhe Polonia, e kundërshtojnë fort këtë rol. A mendoni se do të ishte i dobishëm ky plan? Jeni dakord?

ANTONIO COSTA

Sundimi i ligjit është i parashikuar në traktatin e BE-së dhe është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian. Në Bashkimin Evropian nuk mund të ketë vende që nuk respektojnë sundimin e ligjit. Kjo është kryesore dhe për shkak të rëndësisë së saj nuk mund të zbatohet ekskluzivisht kur flasim për buxhetin. Parimi i tij duhet të zbatohet për pjesëmarrjen e secilit shtet anëtar në Bashkimin Evropiannë përgjithësi. Nëse çështja e sundimit të ligjit është e lidhur me debatin për buxhetin, japim përshtypjen se nuk po mbrojmë vlerën e vetë sundimit të ligjit, por që sundimi i ligjit po përdoret si pretekst për të shpenzuar më pak në Bashkimin tonë. Por duhet të kuptoni që kushdo që beson në Bashkimin Evropian, duhet të investojë në të.

ISABEL MARQUES DA SILVA

Faleminderit shumë, kryeministër Kosta!

Etiketimet

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

4 atraksionet që ja vlejnë të vizitohen gjatë qëndrimit tuaj në Pukë

Prej kohësh Puka është kthyer në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj që kërkojnë të shijojnë, natyrën, borën,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER