Rikthimi në Tokë: Luca Parmitano reflekton mbi misionin e tij në bordin e ISS

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

 CLAUDIO

Më pak se 600 astronautë kanë qenë në hapësirë në 60 vjetët pasi Juri Gagarini bëri rrotullimin e tij në orbitë. Sot në Qendrën Evropiane të Astronautëve në Këln do të takojmë njërin prej tyre, Luka Parmitano. Kemi parë në “Euronews” tek emisioni “Kronika e Hapësirës”, materiale që na ka dërguar gjatë misionit të tij gjashtëmujor. Do të na shpjegojë pse prania e njeriut në hapësirë ​​është e rëndësishme, cilat janë sfidat kryesore dhe mbi të gjitha, çfarë pritet më tej.

Mirë se u ktheve, Luka.

LUCA PARMITANO

Faleminderit. Kënaqësi edhe për mua.

CLAUDIO ROSMINO

Jam i lumtur që të shoh në Tokë pasi kam parë kronikat e tua nga hapësira. Si ishte kjo përvojë për ty?

 LUCA PARMITANO

Ishte bukur të ndash këtë përvojë. Të kesh mundësinë të flasësh me një audiencë më të gjerë evropiane në shumë gjuhë. Është një mundësi që nuk duhet humbur. Më pëlqeu shkëmbimi me shikuesit evropianë.

CLAUDIO ROSMINO

Le të flasim për kthimin tënd në Tokë. Kam videon këtu.

Ç’mendon dhe çfarë ndien tani?

 LUCA PARMITANO

Para së gjithash ndiej lehtësim, sepse gjithçka shkoi mirë. Pastaj ndiej gëzim që jam në Tokë. Të ndiej e diellin në fytyrë, flladin, aromën e tokës së lagësht. Kishte borë në tokë. Të gjitha këto më kanë munguar për 200 ditë. Ishte gëzim të madh, por edhe rraskapitje të madhe njëkohësisht, sepse efektet gravitacionale, veçanërisht në ditët e para, janë shumë të forta.

CLAUDIO ROSMINO

Cili është plani i astronautit për t’u rikthyer në normalitet pas përfundimit të misionit hapësinor?

 LUCA PARMITANO

Nga njëra anë, është vazhdimi i eksperimenteve natyrore që bëhen kur jemi në orbitë. Pastaj ndodh një rimëkëmbje e vërtetë. Një program i fizioterapisë që na kujton se si të përdorim muskujt që nuk aktivizohen nën kushtet e mikrogravitetit. Pastaj ka stërvitje fizike, peshëngritje, vrapim, not dhe çiklizëm.

 CLAUDIO ROSMINO

Gjatë misionit tënd 201-ditor, ke postuar shumë foto dhe komente për Tokën. Ç’mendim krijove për gjendjen e planetit tonë?

LUCA PARMITANO

Këtë vit pamë një katastrofë të paparë në Karaibe, Bahamas dhe Porto Riko. Gjatë muajve kemi regjistruar zjarre në pyjet tropikale të Amazonës, Afrikës dhe Australisë. Fillova t’i fotografoja në shtator dhe vazhdova deri në janar dhe shkurt.

CLAUDIO ROSMINO

Tani të ftoj të shkojmë në Columbus, në laboratorin shkencor evropian, ku do të flasim më në detaje rreth misionit tënd shkencor.

LUCA PARMITANO

Shumë mirë. Ikim.

CLAUDIO ROSMINO

Këtu duhet të ndihesh si në shtëpi.

 LUCA PARMITANO

Po, mirë se vini në Kolumbus. Edhe pse është më i ri dhe më i rregullt se i vërteti.

 CLAUDIO ROSMINO

Ke marrë pjesë në 50 eksperimente evropiane dhe rreth 200 ndërkombëtare. Ç’lloj testesh bëhen në hapësirë ​​dhe cilat janë pasojat e tyre për jetën tonë në Tokë?

LUCA PARMITANO

Eksperimentet tona shkencore në hapësirë ​​na lejojnë të shohim se si dukuritë që i konsiderojmë si të mirëqena në Tokë, në një mjedis gravitacional, janë ndryshe kur i bëjmë në orbitë. Është një mjedis shumë i kontrolluar. Ne mund të kontrollojmë të gjithë elementët e këtij mjedisi, që nga përbërja e atmosferës, temperaturat, efektet gravitacionale sepse nëse duam, me centrifugë, mund të krijojmë përshpejtime të ngjashme me ato në Tokë, Hënë dhe Mars.

 CLAUDIO ROSMINO

Ishe komandanti i parë italian dhe i treti evropian i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Cilat ishin pikat kryesore të kësaj përvoje?

 LUCA PARMITANO

Kur je komandanti i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, je udhëheqësi i një komuniteti të vogël të njerëzve me aftësi të larta dhe të talentuar. Nuk je dadoja i tyre. Nuk jep urdhra. Zmbrapsesh dhe vëzhgon se cila është mënyra më e mirë për të krijuar një mjedis që u mundëson të gjithëve të punojnë, të komunikojnë dhe të veprojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

 CLAUDIO ROSMINO

Si e shihni të ardhmen e njerëzve në hapësirë? Cilat janë hapat e ardhshëm në eksplorimin e hapësirës?

LUCA PARMITANO

Jemi gati të kthehemi në Hënë, gjë që do të ndodhë këtë dekadë. Do të përdorim njohuritë e pranisë njerëzore në hapësirën që kemi fituar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor dhe do të mësojmë më shumë nga udhëtimet tona dhe nga kthimi ynë në Hënë. Marsi është një objektiv akoma tërheqës sepse është planeti më i ngjashëm dhe më i afërt me Tokën. Nëse duam të bëhemi ndërplanetarë, ky duhet të jetë një nga qëllimet tona.

CLAUDIO ROSMINO

Dhe cila është e ardhmja e Luka Parmitanos? Një mision në Hënë?

 LUCA PARMITANO

Është më shumë sesa thjesht një mendim. Jam në mes të karrierës sime si astronaut dhe kam përvojë shumë të mirë me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Nëse e ardhmja jonë, si një bashkësi ndërkombëtare, si një Agjenci Evropiane e Hapësirës, është të shkojmë në Hënë, shpresoj të jem një kandidat i mirë për një nga misionet e ardhshme.

CLAUDIO ROSMINO

Çfarë të mungon më shumë kur je në hapësirë?

LUCA PARMITANO

Koha me vajzat e mia, me njerëzit që dua, me miqtë e mi, me familjen time. Por kryesisht me vajzat e mia. Është kjo lidhje që na veçon si qenie njerëzore. Njeriu është një qenie shoqërore.

CLAUDIO ROSMINO

Kronikat hapësinore që na ke dërguar nga Stacioni u bënë shumë të famshme. Prandaj, u kërkuam shikuesve të bënin pyetje. Këtu kam disa nga ato që përzgjodhëm. Mira dëshiron të dijë se çfarë ndjen kur shikon Tokën nga njëra anë dhe hapësirën e thellë nga ana tjetër?

LUCA PARMITANO

Është një përzierje ndjenjash. Hapësira e thellë është shumë tërheqëse. Është misteri i fundit nga misteret e mëdha që duhet të zgjidhen, horizonti i fundit që duhet të arrijmë. Ndihet sidomos kur ecën në hapësirë dhe je i zhytur në errësirë. Nga ana tjetër, Toka, planeti ynë, shtëpia, djepi i jetës, është planeti i vetëm që ka jetë, me aq sa dimë. Fatkeqësisht, bukuria e saj është e papërshkrueshme. Ose më mirë të themi, fatmirësisht që përshkruajmë dot.

CLAUDIO ROSMINO

Dhe le ta mbyllim me Korinën. “Si e shihni jetën e përditshme në Tokë pas gjashtë muajsh në hapësirë?”

 LUCA PARMITANO

Shumë të paçmueshme. Shumë të brishtë. Diçka që duhet mbrojtur në çdo mënyrë.

CLAUDIO ROSMINO

Luka, faleminderit për këtë udhëtim të vogël në hapësirë dhe që na zgjerove horizontet.

 LUCA PARMITANO

Faleminderit për kohën dhe për pyetjet tuaja.

Mirupafshim!

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER