Serbia e vendosur për t’iu bashkuar Bashkimit Europian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

ISABELLE KUMAR

Dyert e BE-së mbeten të mbyllura për Serbinë dhe ende nuk ka një afat se kur do të hapen. Dhe ndërsa Beogradi mban gjallë shpresat për anëtarësimin në BE, po forcon edhe lidhjet me Rusinë. Në Serbi, presidenti Aleksandar Vucic po përballet me protesta në lidhje me korrupsionin dhe lirinë e medieve. Për të diskutuar për të gjitha këto çështje, arritëm në Davos me presidentin Vucic. Faleminderit që jeni këtu me ne.

ALEKSANDAR VUCIC

Ju falënderoj që më ftuat.

ISABELLE KUMAR

Në Serbi, protestat po zhvillohen për më shumë se një vit. Tani që jeni këtu, kjo mund të dëmtojë reputacionin tuaj ndërsa takoheni me udhëheqësit botërorë. Cili është mesazhi juaj ndaj tyre, ndërsa jeni këtu në Davos?

ALEKSANDAR VUCIC

Nuk kam asnjë problem me protestat. Është një mënyrë demokratike për të shprehur pikëpamje dhe qëndrime politike. Kemi më shumë se një vit që i lejojmë kundërshtarët tanë politikë të organizojnë marshime. Por sipas sondazheve të fundit, normat tona janë rritur. E tyrja është shumë e ulët. Që shikuesit tuaj ta dinë, është 53% për ne, 8.5% për ta.

ISABELLE KUMAR

Këtë vit do të ketë zgjedhje parlamentare.

ALEKSANDAR VUCIC

Zgjedhjet do të mbahen deri në fund të prillit të këtij viti. Është diçka që ndodh në të gjithë botën dhe është gjë e mirë, sepse krijohet mundësia të krahasosh politikat e tua me ato të të tjerëve.

ISABELLE KUMAR

Por nuk do të mund ta bëni këtë, sepse opozita thotë se mund të bojkotojë zgjedhjet. A nuk do ta legjitimojë kjo procesin zgjedhor?

ALEKSANDAR VUCIC

Jo, sepse gjithsesi do të kemi shumë përfshirje, shumë më të madhe nga sa mund të prisnin disa. Është e drejta e tyre të bojkotojnë apo të marrin pjesë në zgjedhje. Ne kemi bërë çmos për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre, si dhe të gjitha kërkesave të BE-së, në kontekstin e procesit zgjedhor. Tani fjalën e fundit e kanë ata.

 ISABELLE KUMAR

Po vëzhguesit e pavarur? Po i referohem Transparencës Ndërkombëtare, “Freedom House”. Në vlerësimet e tyre, qeveria juaj ka rënë në renditje. Po ju fajësojnë për mungesë lirie në media. Thonë se po përpiqeni të konsolidoni fuqitë, që po përdorni pozicionin tuaj si president për ta rrokur pushtetin. Dhe kjo nuk është demokratike.

 ALEKSANDAR VUCIC

Sigurisht që nuk është demokratike. Por nuk është e vërtetë. Prandaj, t’ju them të vërtetën, kemi bërë shumë për të përmirësuar procesin zgjedhor, veçanërisht në media. Por 90% e serbëve përdorin rrjete sociale. Dhe nuk ka kufij për ta. Por nëse përcaktoni gjithçka përmes medies, edhe politikën, që është e vetmja çështje e rëndësishme, do të humbni.

 ISABELLE KUMAR

Por kjo është një nga shtyllat e demokracisë: të kesh media të lirë, si shtylla të demokracisë, kur ka organizata të jashtme…

 ALEKSANDAR VUCIC

Është një nga shtyllat e demokracisë, por nuk ka asnjë përmbajtje politike. Thelbi i politikës është më i rëndësishëm.

 ISABELLE KUMAR

Do të takoni anëtarët e administratës Trump, në mes të shqetësimeve për rritjen e paqëndrueshmërisë në Ballkan. Çfarë do t’u thoni?

 ALEKSANDAR VUCIC

Do t’i falënderoj shumë për bashkëpunimin në krijimin e linjës direkte ajrore Beograd-Prishtinë. Do të falënderoj shumë edhe z. Brien dhe Richard Grenell që e bënë këtë së bashku.

 ISABELLE KUMAR

Ju jeni në proces marrëveshjeje. Kur do të fillojnë këto fluturime?

 ALEKSANDAR VUCIC

Nuk ka të bëjë me fillimin. Do të rregullohen në muajt e ardhshëm.

 ISABELLE KUMAR

Natyrisht, marrëdhëniet tuaja me Kosovën janë çelësi i anëtarësimit në BE. A shihni realisht një normalizim të marrëdhënieve tuaja me Kosovën, duke marrë parasysh tensionet midis dy rajoneve?

ALEKSANDAR VUCIC

Serbia nuk është shumë entuziaste. Por jemi të përkushtuar të kalojmë në një rrugë realiste, sepse nuk shohim ndonjë alternativë tjetër. Dhe kjo ka një rëndësi të madhe për popullin serb, për shtetin serb. Por, këtë rrugë kemi përdorur për 20 vjet tashmë. Mendoj se, përveç Turqisë, asnjë shtet nuk ka pritur kaq gjatë për pranimin në Evropë.

 ISABELLE KUMAR

Pse mendoni se ju desh të prisnit kaq gjatë?

 ALEKSANDAR VUCIC

Disa do të thonë se shumë gabime janë bërë nga të huajt. Por do të pajtohem me ju, kryesisht ka të bëjë me marrëdhëniet Beograd-Prishtinë. Por në të njëjtën kohë, edhe sot, e diskutova jo vetëm me zyrtarët evropianë, por edhe me Mike Pompeo. Dhe e pyeta: Mirë, edhe nëse arrijmë një marrëveshje me Prishtinën, nëse gjejmë një kompromis, a do të jetë apo jo e mjaftueshme për ne për të hyrë në BE? Dhe askush në Evropë ose Shtetet e Bashkuara, sepse po bashkëpunojnë shumë ngushtë, nuk mundën të na e siguronin se do të bëhemi anëtar i BE-së. Kjo do të thotë që duhet të presim vendimin dhe përfundimin e BE-së, nëse do ta shohin Serbinë si anëtare.

ISABELLE KUMAR

Ju thatë që serbëve po u ikën dëshira të hyjnë në BE. A vlen kjo edhe për ju, pasi keni pritur për shumë vite?

ALEKSANDAR VUCIC

Nëse më pyesni personalisht, nëse jam i ngazëllyer për marrëdhëniet me BE-në dhe gjithçka që ka ofruar në vendin tim kohët e fundit, do t’ju them se nuk jam. Por i jam thellësisht mirënjohës BE-së që na ndihmuan shumë kur u përballëm me përmbytjet e tmerrshme në vitin 2014. I falënderoj që mbështesin ende reformat. Kanë mbështetur reformat tona ekonomike dhe fiskale dhe kanë ndihmuar që Serbia të paraqitet më mirë. Vendi im është pionier për sa i përket rritjes. Vitin e kaluar ishte 4,4%, 4.1% këtë vit. Kemi një tepricë buxheti për të katërtin vit radhazi. Dhe deri tani jemi ekonomia më e madhe në Ballkanin Perëndimor. Dhe po përmirësohemi vazhdimisht.

 ISABELLE KUMAR

Marrëdhëniet tuaja me Rusinë janë përmirësuar. Por do të vijë një kohë kur do t’ju duhet të vendosni nëse do të shkoni me Moskën apo me BE-në. Ju thoni gjithmonë që mund t’i keni të dyja palët. Por anëtarësimi në BE bën thirrje për përafrimin e shteteve anëtare në çështjet e politikës së jashtme.

ALEKSANDAR VUCIC

E dini se cili është problemi juaj? Problemi juaj, ashtu si me shumicën e medieve perëndimore, është se keni një model. Thonë: “Keni marrëdhënie të mira me Moskën.” Po, kemi dhe do të vazhdojmë t’i kemi. Dhe të them të drejtën, jam lodhur me kritikat në lidhje me marrëdhëniet tona me Kinën dhe Rusinë. Pastaj shoh që të gjithë ata kritikët takohen me Xi Jinpingun dhe Putinin shumë më shpesh sesa unë. Bëni detyrën tuaj. Jeni shtete sovrane. E njëjta gjë është me Serbinë. Do të bëjmë çfarë të jetë më e mira për njerëzit tanë dhe vendin tonë.

ISABELLE KUMAR

President Vucic, faleminderit shumë që na u bashkuat në “Global Conversation”.

ALEKSANDAR VUCIC

Faleminderit ju. Ju uroj fat.

Etiketimet

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

4 atraksionet që ja vlejnë të vizitohen gjatë qëndrimit tuaj në Pukë

Prej kohësh Puka është kthyer në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj që kërkojnë të shijojnë, natyrën, borën,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER