Arsimimi në nivelin bazë dhe forcimi i ligjit janë thelbësore, për të mbrojtur bamirësinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Emiratet e Bashkuara Arabe po zhvillohet takimi i pestë, i përvitshëm, i diturisë, nën moton e rinisë dhe ekonomisë së rinisë. Treguesi botëror, i cili u bë i ditur gjatë këtij aktiviteti, përmbante disa rezultate interesante. Nga 134 vendet që u vlerësuan në zona nga arsimi, ekonomia, kujdesi shëndetësor dhe teknologjia, Emiratet e Bashkuara Arabe është ngjitur në vendin e 19-të nga vendi i 25-të në Treguesin Botëror të Diturisë, dhe një pjesë e mirë i detyrohet zbatimit të zgjuarsisë artificiale, dhe teknologjisë zinxhir.  Akademikë dhe drejtues ekzekutivë u bënë bashkë në takimin e këtij viti, duke diskutuar për fuqizimin e Emirateve dhe krijimin e kornizave të arsimit të ardhshëm. Një tjetër temë ishte ekonomia e dhënies dhe biznesi i bamirësisë. “Frymëzim – Lindje e Mesme” dëgjoi debatet e drejtuesve dhe udhëheqës të mendimit sesi bamirësit mund të jenë mbrojtësit e ndryshimit, duke kontribuar për përparimin drejt ekonomisë së dijes.  Doktor Shems Lakha, kreu i bordit të universiteteve të Azisë Qendrore, gjithashtu ish-ministër i arsimit në Pakistan, foli me pasion sesi bamirësia kishte kapacitetin për të fuqizuar rritjen ekonomike, dhe krijimin e vendeve të punës në rajonin e Lindjes së Mesme dhe përtej.

Etiketimet

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

4 atraksionet që ja vlejnë të vizitohen gjatë qëndrimit tuaj në Pukë

Prej kohësh Puka është kthyer në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj që kërkojnë të shijojnë, natyrën, borën,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER