Provimet e lirimit dhe maturës, ministrja Shahini: Javën e ardhshme vendosim nëse do të mbahen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, ndërsa ka folur mbi ecurinë dhe fatin e vitit shkollor. Ministrja theksoi se procesi mësimor konsiderohet i mbyllur, ashtu siç po ndodh edhe në vendet e tjera të botës.

“Mësimi online po zhvillohet shumë mirë nga seç e kemi pritur.  Ne edhe përpara kemi pasur një formë komunikimi aty këtu, por kurrë në një masë të madhe si sot. Kemi 7-9 mijë nxënës që nuk kanë një komunikim ditor me mësuesit e tyre për mungesë pajisjesh apo mungesë internetit. Janë xhiruar 1.2 milionë minuta video amatore të mësuesve, që është një përpjekja gjigande për të kaluar online këtë proces mësimor. Vitin shkollor do ta konsiderojmë të mbyllur për shkak se kështu po bëhet në të gjithë botën. Çfarëdo që kemi humbur në këtë pjesë, do ta kompensojmë në fillimin e vitit të ri shkollor. Viti shkollor do të mbyllet dhe do ta konsiderojmë të mjaftueshëm për mësimet që janë bërë deri tani”, tha ministrja.

Ministrja u pyet nga drejtorja e lajmeve të Euronews Albania, Ilva Tare, se çfarë masash po ndërmerr ministria në lidhje me zhvillimin ose jo të provimeve të maturës dhe ato të lirimit, znj. Shahini u përgjigj: “Nëse ne nuk kthehemi në shkollë është e pamundur të mbahet testi, sepse tregojnë edhe praktikat e tjera se nxënësit e kanë të nevojshme konsultimin me mësuesit. Kemi hequr nga plan-programet e maturës të gjitha temat që janë zhvilluar në kushte shtëpie, pasi jo të gjithë nxënësit kanë pasur qasje të barabartë në këto njësi mësimore. Sa i preket datave të provimeve, mendojmë të jenë në qershor. Nëse kthemi në shkollë apo jo, apo nëse provimi do mbahet do ta marrim një vendim kësaj jave,” tha ajo.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, shtoi më tej në “Ilva Now” në Euronews Albania se të gjithë nxënësit, të cilët kanë dëshirë ta ri përsërisin vitin mund ta bëjnë, ndërsa shtoi se ky vullnet i tyre nuk do të penalizohet nga ana e ministrisë.

“Do të lejohen të gjithë që ndjehen dhe që duan ta përsërisin vitin. Nuk është e drejtë që të kërkojmë nga nxënësit, të cilët nuk ndihen se kanë marrë mjaftueshëm informacion që kanë mësuar mjaftueshëm për të kaluar në vitin tjetër, nuk mund  t’i detyrojmë të kalojnë vitin tjetër”, tha Shahini.  

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER