Blendi Klosi tregon datën për nisjen e sezonit turistik dhe hapjen e kufijve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria synon të jetë vendi i parë në rajon por edhe më gjerë që pritet të hapi turizmin. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi duke folur në ‘Ilva Now’, tha se vendi ynë në krahasim me Greqinë dhe Turqinë favorizohet nga numri i kontrollueshëm i hoteleve. Z. Klosi tha se parashikon që çarterat e parë me turistë të huaj të mbërrijnë në fund të këtij muaji, ndërkohë që do të synohet që kufirit tokësor të hapet përpara kësaj date për të pasur më shpejt turistë nga vendet e rajonit.

“Nuk do të kemi shifrat e vitit 2019, por do të kemi turistë të huaj këtë sezon. Bashkë me ministrin Ahmetaj, do t’i propozojmë qeverisë hapjen e kufijve tanë tokësorë për të pasur mundësinë e lëvizjes së turistëve nga vendet fqinje dhe do të synojmë që në fund të majit të kemi çarterat e parë me turistë të huaj. Janë disa vende që janë të gatshme të dërgojnë çartera nëse ne i garantojmë standard të higjienës. Po synojmë hapjen e parë në rajon”, deklaroi ministri i Turizmit.

Ai shtoi më tej se nuk do të ketë një datë fikse për çeljen e sezonit turistik pasi data do të jetë dita kur do të mbërrijë çarteri i parë me turistët huaj. Z. Klosi tha se do të synohet së pari një turizëm rajonal për të shpëtuar sektorin nga kriza. Lidhur me ligjin që do të përcaktojnë rregullat për funksionimin e plazheve, ai tha se pritet të jetë gati brenda kësaj jave. Por, Klosi bëri apel për ndërgjegjësim si për bizneset dhe vetë qytetarët.

“Kur flitet për dy shezlonge flitet për distancim nga familje në familje nuk kërkohet për njerëz që jetojnë së bashku. Kemi kërkuar që të mos mbajnë shezlong fare pasi konsiderohen si objekte që mund të mbajnë virus. Ajo që duam të ndërtojmë është se lufta kundër kësaj pandemie nuk mund të bëhet vetëm me rregulla që vendos shteti, nëse nuk kemi sensibilizim dhe qytetarët vetë nuk tregojnë përkujdesje”, u shpreh ai.

Ndërsa Fatos Çerenishti, përfaqësues i sektorit hotelier, u shpreh se plani është mëse i realizueshëm, por shtoi se do të kërkohet nga pushteti lokal ulje e tarifave për shfrytëzimin e hapësirës së vijës bregdetare. “Distanca do të jetë gati 30%, plazhi do të shfrytëzohet 70% e asaj që është shfrytëzuar një vit më parë. Jemi duke diskutuar me pushtin vendor që të jenë 30% më pak ccmimet për hapësirën e sipërfaqes së rërës”, u shpreh ai.

Z. Çerenishti tha më tej se pavarësisht se ka bërë oferta është e vështirë për të pasur turistë në këtë kohë pasi ende nuk lejohet lëvizja për të kaluar fundjavën jashtë qarkut ku jeton. Ai shtoi se, 50% e stafit ka nisur punën për t’u përgatitur për nisjen e sezonit në fillim të qershorit.

Sa i takon ndihmës së qeverisë, ofrimin e pagës prej 40 mijë lekë për punonjësit, theksoi se nuk e ka marrë këtë ndihmë ende. “Çdo ndihmë sado e vogël duhet me thënë faleminderit, por absolutisht që jemi të pakënaqur për ndihmë. Qoftë dhe paga e luftës, 40 mijë lekshi, akoma ecet me hapat e breshkës. Punonjësit thonë pse nuk na i jep, ndërkohë që ka ngërçe me tatimet. Vazhdojnë me ankesa, aktualisht nuk i kemi marrë”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Masat për pushimet, Blendi Klosi: Protokolli ka një dakordësi në nivelin 95% të tij


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER