Aktakuza për Thaçin, Ben Andoni: Politikanët tanë u treguan hipokritë. Agim Nesho: Shqipëria gaboi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB dhe analistin, Ben Andoni, Kosova po kalon një moment të vështirë pas aktakuzave të ngritura ndaj Presidentit, Hashim Thaçi për krime lufte. Sipas Neshos reagimi i komunitetit ndërkombëtar është shumë i fuqishëm dhe kjo e dëmton imazhin e Kosovës, ndërsa Andoni e shikon Thaçin në pozicion shumë të vështirë.

Sipas, analistit ndryshimi i territorit mbetet ende një alternativë, duke thënë se kjo shkon në favor të Serbisë kurse ish-ambasadori në OKB, tha se, Rusia ka interes që konflikti në ish-Jugosllavi të mos zgjidhet.

Në këtë pikë, Andoni ka shtuar se, shqiptarët kanë gabuar me shpërfilljen e faktorit sllav duke menduar se kanë në krah SHBA-të. Ai dënon reagimet e politikanëve në Shqipëri dhe Kosovë duke thënë se kanë ngelur në nivel patetik dhe sjellja e tyre është hipokrite. Sipas Andonit, Shqipëria dhe Kosova dëshmuan se kanë një diplomaci mjaft të dobët pasi u kapën pa përgatitur nga një zhvillim i tillë.

“Nuk duhet të jemi hipokritë për diçka, dhe sidomos në Kosovë dhe në Tiranë shumë nga njerëzit e dinin se Thaçi ishte në hetim. Ndaj politikanët tanë nuk duhet të bëjnë këtë lloj patetizmi që nuk shkon. Madje në Kosovë dhe kudo fërkonin duart për këtë, që kur Thaçi do të shkonte në Hagë. Thaçi duhet të shkojë si qytetarë i lirë, por mesa shikoj është në pozicion shumë të vështirë”, tha Andoni.

Ndërkohë ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho u shpreh se, shqiptarët kanë gabuar duke negociuar me Serbinë për rindarjen e Ballkanit dhe shmangur faktori ndërkombëtar. Ai bën thirrje që Shqipëria të reflektoje se ku ka gabuar dhe duke iu referuar kryeministrit, Edi Rama tha se nuk mund të kalohet me poezitë e Edgar Allan Poe për të bërë një diskutim patetik.

“Ne gabuam dhe gabimi më i madh i elitës politike shqiptare është se aspiratat dhe zhvillimin e faktorit shqiptar në Ballkan e besoi në një bashkëpunim me Serbinë dhe duke neglizhuar faktorin ndërkombëtar. Ne pamë një arrogancë të paparë të Thaçit që nuk pranonte përfaqësuesin e BE. Edhe Shqipëria duhet të reflektojë se ka mbetur jashtë loje dhe ka mbetur tek retorika patetike duke sharë Serbinë”, tha ish-ambasadorit.

Nesho tregoi se në dhjetor të vitit të kaluar gjatë një takimi që ka pasur me një nga eksponentët e lartë të Partisë Demokratike në SHBA, dy herë drejtor i CIA-s e ka pyetur nëse SHBA ka një strategji për Ballkanin. Sipas tij, administrata aktuale nuk ka asnjë strategji.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER