Mimi Kodheli tërhiqet nga deklaratat për mësueset: Ishin metaforike, nuk komentova jetën e tyre personale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e PS dhe ish-ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli sqaroi në Euronews Albania përballë gazetares Ilva Tare komentet e debatuara për gjendjen e arsimit në Shqipëri.

Ndërsa mohoi që të ishte seksiste deklarata e saj nga takimi i kuvendit për mësueset që “nuk u del koha të jenë mësuese, pasi kujdesen për tualetin dhe minifundet”.

“Nuk mund të vijë nga një grua, për më tepër e kuruar siç jam unë një koment që ju e konsideroni seksist. Nuk flas për jetën personale të mësuesve. Kam thënë se dikur ka pasur një tjetër dedikim. Nuk ka qenë ulëritëse pamja e mësueses, ka qenë ulëritës ndikimi që kanë pasur tek ne,” tha znj. Kodheli.

Gazetarja Ilva Tare i kujtoi ish-ministres se mësueset konservatore me veshje më të thjeshta, jo domosdoshmërisht japin mësim më mirë se sa ato që bëjnë më tepër kujdes për veten.

“Ne jemi të gjithë të burgosur të paragjykimeve tona. Unë jam rritur në disa kushte të caktuara dhe jam produkt i atyre kushteve. Mos harroni, ne në shkollë çojmë për mësuesi ata që kanë mesataren më të ulët,” shtoi deputetja duke thënë se faji për këtë është dhe i politikës.

‘Problemi është nëse kjo vepër konsumohet në një vit të tërë brenda të njëjtit institucion, atëherë këtu ka një problem të madh. Sigurisht që unë kam doza indinjimi dhe ju mund të më thoni çfarë të doni komente seksiste apo jo, nuk merakosem fare se nuk jam unë problemi,” tha znj. Kodheli. 

Deputetja socialiste tha se deklaratat e saj kishin karakter metaforik dhe se lidheshin me mësuesin si institucion dhe jo si individ.

“E kam tek mësuesi si fenomen shoqëror që duhet të jetë në avantgardë, jo politika në avantgardë,” shtoi ajo.

Lidhur me mungesën e balancës së jetës mësimore me atë sociale, kur mësuesit përdoren nga politika, gazetarja Tare i kujtoi Kodhelit përdorimin e mësuesve si sfonde në takimet politike,  në aktivitete elektorale, në korrupsione dhe ndikime politike.

“Kemi ngritur një sistem, aplikimi ka qenë online, ka qenë me pikëzim, besoj se kemi bërë shumë gjëra të mira dhe kemi shkëputur shumë këtë fashë të shoqërisë nga ndikimi politik,” sqaroi deputetja, duke shtuar se puna për këtë është në progres dhe nuk mund të pritet për rezultate maksimale.

E pyetur nga znj. Tare nëse deputetët mund të bëjnë më shumë për mësuesit me mesatare të ulët apo mosfunksionimin e shkollës së drejtorëve, socialistja u përgjigj se po bashkëpunohej me qeverinë për të hartuar një paketë ligjore në mbrojtjeje në shkolla.

Për videon e plotë klikoni këtu



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER