Kafshët e rrugës gjatë pushimeve verore: Si mund t’i ndihmojmë ata?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tashmë jemi në kulmin e sezonit turistik. Për shkak të pandemisë, ky vit ofron më tepër turizëm vendor, por jo vetëm.

Gjatë pushimeve verore, në një qytet apo zonë të Shqipërisë na ndodh shpesh të ndeshemi rrugëve me kafshë endacake. Ne, si pushues, kemi reflektuar dëshirën dhe dhembshurinë për t’i ndihmuar sado pak me ushqim. Më e pakta që mund të bëjmë.

Por çfarë ndodh në rastin kur ndeshesh me një kafshë të braktisur që ka nevojë për ndihmë mjekësore? Si duhet të veprojmë në këto raste?

Përmes një uebinari të organizuar disa ditë më parë nga “Protect Me Albania” në bashkëpunim me Shoqatën KS Faktor, si dhe Shoqata e Miqësisë Elbasan – Izrael u trajtua problematika e kafshëve endacake në Shqipëri dhe hapat që duhen marrë për t’i përmirësuar jetën e tyre, si dhe për të zgjidhur përfundimisht problemin.

Liljana Breshani, themeluesja dhe drejtuesja e Protect Me Albania, një organizatë në ndihmë të kafshëve endacake në Vlorë, foli mbi rrugën që duhet të ndjekë një pushues vendas dhe i huaj në rast se gjatë pushimeve në Shqipëri haset me një endacak në vështirësi.

Sipas saj, nëse hasim një rast të tillë, ne duhet të marrim orientimin e duhur për t’i dhënë ndihmën e parë, nëpërmjet kontaktit me organizatën lokale për mbrojtjen e kafshëve dhe klinikat veterinare lokale më të afërta.

Ajo theksoi se prezenca e kafshëve endacake nëpër rrugët e Shqipërisë është tregues i prapambetjes shoqërore, mentalitetit të mbartur mesjetar sot dhe mungesës së politikave të shtetit për të trajtuar këtë kategori sipas Ligjit të Mbrojtjes së të Drejtave të Kafshëve.

“Shqipëria po zhvillohet çdo ditë, për të shkuar drejt Europës me dinjitetin e merituar. Emancipim europian i një shqiptari nuk do të thotë të imitosh stilin e të jetuarit europian (ushqim, veshje, muzikë). Por, të kesh bërë një evoluim revolucionar në mentalitet, duke transformuar totalisht jetën,” u shpreh Znj. Breshani.

Silvana Bajrami, mjeke veterinere, theksoi rolin kyç të mjekut veteriner, sidomos kur përballet me emergjenca.

“Sapo bie telefoni, marr çantën e emergjencave dhe shkoj aty ku jam thirrur për ndihmë. Nëse kemi të bëjmë me një patologji tjetër, por jo emergjente, pushuesi vjen në klinikë. Rastet janë të shumta, ato mund të jenë trauma të ndryshme, si automobilistike, traumë nga lartësitë, helmim nga ushqime të ndenjura, nga goditje të individëve, të cilët nuk i duan kafshët”, shpjegon veterinere Bajrami.

Ndërsa Oli Pero, drejtuese e shoqatës Animals Need Me në Shkodër, tha gjithashtu se në rastin kur një qytetar vendas apo i huaj sheh një endacak në vështirësi, mënyra më e mirë do të ishte të informonte organizatën lokale vullnetare për zgjidhjen e problemit.

“Në përgjithësi, i inkurajojmë pushuesit ta transportojnë vetë në një klinikë endacakun e lënduar. Kur ata nuk kanë mjet transporti, përpiqemi të sjellim veterinerin ose një vullnetar që ta marrë atë. Kur personi që lajmëron nuk ka mundësi financiare për të kontribuar, e marrim përsipër ne dhe përpiqemi të mbledhim shumën e nevojshme për ndërhyrjen, duke e publikuar rastin dhe kërkuar ndihmë”, tha Znj. Pero.

Pjesë e takimit ishte edhe Eriona Fane Presnar, koordinatore ndërkombëtare e Protect Me Albania, me banim në Washington D.C, SHBA. Ajo trajtoi disa nga problematikat që hasen në këtë proces si dhe solli në vëmendje eksperiencën e fëmijëve në Virxhinia, SHBA ndaj endacakëve.

Ajo tha se një ndër problematikat që hasen në Shqipëri me përhapjen e fenomenit të endacakëve është hapja e pakontrolluar dhe e palicensuar e dyqaneve për shitjen e kafshëve, shumë prej të cilëve, pasi merren në shtëpi, hidhen në rrugë pas një periudhe 1-2 mujore për arsye nga më të ndryshmet.

“Mos pajisja e tyre me dokumentacion të rregullt do të thotë një mënyrë e lehtë për t’u lëshuar në rrugë. Pas një kohe në rrugë, të pasterilizuara dhe patrajnuara, ata sjellin në jetë fatkeqë të tjerë dhe kështu nis zinxhiri i shtimit të tyre në rrugë, nga i cili nuk mund të dilet pa ndërhyrje”, shpjegon ajo.

“Duhet një punë e madhe në edukimin e fëmijëve. Në strehën e Fairfax County, Virxhinia, për shembull, organizohen mbrëmje të ndryshme, ku fëmijët para orarit të gjumit, shkojnë në çdo ndarje të qenushave, ulen para derës së tyre dhe me një libër në dorë u lexojnë qenushave një histori me kafshë për fëmijë”, ishte një ndër sugjerimet et Znj. Fane Presnar, për edukimin e brezave të rinj.

Aktivistët në Shqipëri shprehen megjithatë optimistë me nisjen e punës për hartimin e një strategjie kombëtare për t’i dhënë ndihmën e parë në kohë reale një katërputroshi endacak në nevojë në territorin e Shqipërisë.

 

Mendimet e shprehura në rubrikën Këndvështrime pasqyrojnë opinionet e autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me ato të Euronews Albania.

 

Disa nga Shoqatat e Kafshëve në Shqipëri

 

Protect Me

Facebook

Celular: 069 629 0439

Email: [email protected]

Animals Need Me

Website: animalsneedmealbania.com/

Facebook

Email: [email protected]

Animal Rescue Albania

Website: animalrescuealbania.al/

Facebook

Email: [email protected]

Ndihmoni Katër Këmbshat

Facebook

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER