Eugena Tomini shpjegon në Ilva Now pse nuk u testuan mësuesit dhe si do veprohet me nxënësit pozitivë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se, nuk është kryer testimi i mësuesve në prag të nisjes së vitit shkollor për shkak se ky testim mund të kryhet vetëm për efekt studimi dhe jo për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Nuk kemi ndjekur një strategji të depistimit masiv, kemi ndjekur një strategji ndjekje dhe gjurmim të kontakteve. Nëse do të testoheshin të gjithë mësuesit, 48 orë më pas një pjesë e tyre mund të shfaqnin shenja. Testimi është për efekt studimi dhe jo vijueshmërie. Nuk është element vlerësimi dhe kapjes në kohë të rastit”, tha znj. Tomini.

Epidemiologia foli më tej dhe për mënyrën se si do të veprohet në rastet kur do të identifikohen raste pozitive në klasa.

“Do të izolohen nxënësit që kanë pasur kontakt, jo e gjithë klasa. Dy nxënës të bankës para, pas dhe anash. Nëse kemi më shumë se një nxënës do të izolohet e gjithë klasa dhe do të monitorohen për dy javë”, theksoi znj. Tomini.

Sa i takon ankesave për kryerjen e tamponit, znj. Tomini tha se, për personat me shenja klinike duhet t’i kryejnë analizat në laboratorë publikë, ndërsa vetëm për efekt dokumentacioni kryhen në laboratorë privatë.

Në rastet kur kryerja e testimit për efekt dokumentacioni del pozitiv, atëherë ky test konfirmohet dhe nga ana e ISHP. Epidemiologia tha se, gjithsesi ka një nivel të lartë rezultati fals në rastet pozitive dhe kjo arrin deri në 25-28%. Kurse sa i takon rezultateve negative false, kjo përqindje është shumë e ulët.

“Tamponi për arsye klinike kryhet pranë strukturave shtetërore, për dokumentacion i drejtohen laboratorëve jo publikë. Nëse rezulton pozitiv në mënyrë aksidentale kur nuk ka simptoma kjo gjë konfirmohet nga ISHP. Në varësi individuale mund të shkosh të interesohesh por jo me shenja klinike, pasi këto raste vijnë në ISHP”, u shpreh mjekja.

Znj. Tomini tha më tej se deri tani ISHP i ka përballur mirë këto 6 muaj intensive të pandemisë, pasi janë shtuar jo vetëm burimet njerëzore, pasi aktualisht punohet me tre turne por edhe është bërë investim në aparatura.

 

Lexoni gjithashtu:

Sa kushton një tampon për COVID-19 në Shqipëri

Pa lamtumirën e fundit, si i ndryshoi COVID-19 ritet e varrimit në Shqipëri

Të dyshuarit si pozitivë me COVID-19 nga spitalet private pa përgjigje

Etiketimet

Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi. Më shumë se 60 për qind...

Dimri vjen me reshje të dendura shiu dhe dëbore

Reshjet e dendura të shiut dhe flokët e parë të dëborës kanë shkaktuar problematika në disa qarqe të Shqipërisë. Durrësi, Tirana, Dibra, Shkodra dhe Elbasani...

140% fitim, kompania Lego u jep ditë pushimi dhe bonus punonjësve

Lego, prodhuesi më i madh i lodrave në botë, u ka dhënë 20. 000 punonjësve të saj tre ditë pushime shtesë dhe një bonus...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER