Bojkoti i kampionatit, Olsi Rama në “Ilva Now”: Masë ekstreme, por ka qenë e duhura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kampionati Shqiptar nuk do të fillojë në datën 12 shtator. Skuadrat e Ligës Profesioniste kanë marrë vendimin për të mos zbritur në fushë, deri në plotësimin e katër pikave nga qeveria, të cilat konsiderohen si të rëndësishme për ecurinë e aktiviteti futbollistik në vend.

Drejtori i ekipit të Partizanit, Olsi Rama, tha në “Ilva Now” se vendimi për të bojkotuar kampionatin nuk është sinjal pozitiv, por gjithsesi mbetet një masë e duhur.

“Është e vërtetë që bojkoti është sigurisht një masë ekstreme them unë në këtë moment, por deri sa klubet e panë të nevojshëm ta bënin këtë, që të dëgjoheshin dhe që kishte një unanimitet në vendimmarrje, them që ka qenë masa e duhur”, tha Olsi Rama.

Ai tha se lehtësirat fiskale duhet të aplikohen, pasi kjo qasje rrit më tej investimet në fushën e sportit. Zoti. Rama theksoi se Kosova është shumë përpara në këtë fushë, ndërsa shtoi se ndihma fiskale ka dhënë frytet e para atje në aspektin e konkurrencës.

“Mund të jap shembullin e Kosovës, që është një vend që ka aplikuar një ligj favorizues për zhvillimin e sportin. Po shohim që dita ditës klubet kosovare po konkurrojnë me superligën shqiptare, duke tërhequr edhe futbollistë cilësorë. Paketa e ndihmës, ose paketa e favorizimeve fiskale ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e futbollit në Kosovës. Komuniteti i sportit ka bërë kërkesa, sepse është ndjerë një nevojë për një hap cilësor të sportit, dhe legjislacioni aktual nuk është favorizues sidomos për bizneset që duan të investojnë në sport. Për arsye, sepse deri tani sporti nuk është një produkt aq i shitshëm. Per ta bërë këtë, duhet që bizneset të ndihmohen me favorizime fiskale. Duhet patjetër ndihmesa fiskale. Me e rëndësishme nga të gjitha është pjesa e ligjit të sponsorizimit, që bizneset të hyjnë në futboll dhe të rrisin investimet. Të gjitha janë të rëndësishme. Unë personalisht nuk jam dakord për faljen e gjobave, sepse Partizani ka qenë një klub shembull dhe ne kemi paguar në mënyrë të rregullt të gjitha tatimet”, tha ai.

Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare pyeti drejtorin e klubit të Partizanit për arsyet, të cilat i shtyjnë ekipet shqiptare të përfshihen tek bastet, dhe konkretisht në shitjen e ndeshjeve.

Ai tha se kjo vjen për disa arsye, ndërkohë shtoi si vijon:“Duhet parë tek vetja dhe nuk identifikohem me ato probleme. Është e vërtetë që po flitet shumë për shitje apo blerjen e ndeshjeve, por Partizani nuk qenë asnjëherë aktor apo faktor në këtë. Kanë munguar mundësitë, që ata që financojnë futbollin, nuk kanë pasur mundësi që ta financojnë në mënyrën e duhur. Qëllimi asnjëherë nuk e justifikon mjetin, por nganjëherë nevoja i bën njerëzit të bëjnë gjëra të dëshpëruara”, shtoi ai.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER