Greva e naftëtarëve, Taulant Balla: Jo rruga e duhur, zgjidhja gjendet përmes dialogut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, këmbënguli në Ilva Now se qeveria nuk është përgjegjëse për situatën e krijuar me naftëtarët e Ballshit. Ai u shpreh se e ka ndjekur me vëmendje mënyrën se si kanë shkuar gjërat dhe sipas tij greva e urisë “nuk është rruga e duhur” për zgjidhjen e situatës.

Gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare, Balla këmbënguli se fajin për problematikën me naftëtarët e Ballshit e ka qeveria e shkuar me “privatizimin abuziv të rafinerisë” siç u shpreh ai.

“Nëse PS-ja do të kishte qenë në pushtet nuk do ta kishte bërë privatizimin, për çfarë duhet të mbajë përgjegjësi politike për privatizimin?! Shteti shqiptar ka trajtuar me ndihmë, paga lufte gjatë kohës së pandemisë naftëtarët, ju kërkoni që nëse falimenton privati të mbajë përgjegjësi?” – u shpreh Balla.

I vënë përpara pyetjes se përse është kaq e vështirë të zgjidhet problemi i tyre, Balla kujtoi se protestat kanë qenë dhe një vit më parë, por që pas dialogut dhe jo grevave të urisë, u gjet një rrugë.

“Nëse do të vihej ky standard [i grevave të urisë] në çdo marrëdhënie kontraktuale, mes një kompanie private dhe sindikatës së punonjësve, mendoj se nuk do të kishte asnjë kompani që t’i rezistonte presionit… padyshim që ka një dialog, negociatë dhe më pas marrëveshjeje,” – u shpreh sekretari i PS-së Balla.

“Qeveria nuk ka qëndruar aspak indiferente gjatë gjithë këtyre [kohëve]… sepse aty zgjidhja do të gjendet, dhe besoj se do të zgjidhet, duke garantuar që gjithçka do të gjendet duke u bazuar në ligjet në fuqi dhe kontratat e përbashkëta të punës,” – theksoi Balla.

 

Intervista e plotë: 

 

Lexoni gjithashtu:

Taulant Balla: Mandati i tretë, mandati i konsolidimit të transformimit të vendit

Beteja verbale Meta-Rama, Taulant Balla: Meta s’është më president

Taulant Balla: Në marrëveshjen e 5 qershorit kemi pranuar çdo kërkesë nga PD



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER