Mjekja shqiptare në Gjermani: Frika e një mbylljeje të dytë është e madhe, njerëzit po dynden sërish në markete

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno tha për Euronews Albania se rritja e madhe e numrit të infeksioneve me COVID-19 ka rikthyer frikën e një karantine të dytë në Gjermani.

Kjo, shpjegoi mjekja duket në reagimin e qytetarëve, shumë prej të cilëve janë ngritur në protesta, në apelin e mësuese që të vijojnë mësimin normalisht dhe tek tendenca e njerëzve të cilët njësoj si në muajt mars-prill, kur ishte karantina e parë, kanë nisur të dynden në markete për të blerë me shumicë artikujt bazë ushqimorë.

E pyetur lidhur me faktin nëse agresiviteti i virusit paraqitet i njëjtë me marsin gjatë kësaj vale të dytë, mjekja shqiptare e shpjegoi këtë duke e ilustruar me kapacitetet spitalore në shtetin gjerman.

“Mund të themi që po t’i referohemi shifrave, jemi në një nivel shumë të lartë infeksionesh të reja, ndërkohë që ky numër i lartë i të prekurve akoma s’i ka ezauruar kapacitetet spitalore. Në mars kishim 3-4 mijë raste me COVID-19 në ditë. Mund të themi që virusi e ka humbur agresivitetin e vet, por të gjitha këto janë aludime. Akoma nuk mund të themi diçka të sigurt”, u shpreh mjekja.

E pyetur lidhur me kohën  e saktë se kur mund të dalë një vaksinë ndaj COVID-19 mjekja Ceno tha se është shumë shpejt për të folur për një datë, në një kohë që një vaksinë do minimalisht 2 vjet të jetë gati dhe virusi ka vetëm 8 muaj që është mes nesh.

“Gjashtë firma në botë po punojnë për vaksinën, por duhen kaluar në teste të ndryshme që kërkojnë kohën e vet. Vaksina kërkon të paktën 2 vjet, ndërkohë që ne kemi vetëm 8 muaj që merremi më ketë këtë temë. Në Gjermani nuk ka asnjë datë fikse kur do të dalë në treg vaksina”, përfundoi mjekja Ceno.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER