Mjeku Arben Gjata tregon çfarë duhet bërë për të përballuar COVID-19: Na pret një periudhë e vështirë përpara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kirurgu Arben Gjata, i cili është njëkohësisht dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë tha për Euronews Albania se situata nga COVID-19 në vendin tonë paraqitet shumë serioze jo vetëm për shkak të shifrave në rritje që janë vënë re ditët e fundit, por veçanërisht për periudhën shumë të vështirë që na pret përpara.

Sipas mjekut, gjëja e parë që duhet bërë është ndërgjegjësimi qytetar për të zbatuar rregullat e karantinimit, pasi sipas tij asnjë sistem shëndetësor në botë nuk mund të përballojë një pandemi nëse nuk ka bashkëpunim qytetar.

“Problemi është se përpara kemi një periudhë që parashikohet të jetë e vështirë, qoftë për shkak të përhapjes së virozave të stinës, qoftë të COVID, që mund të na e vënë edhe para vështirësish.

Për këtë arsye në radhë të parë është e domosdoshme, dhe ndoshta është një pikë për të cilën nuk është punuar siç duhet, që të ndërgjegjësohen njerëzit ndaj riskut që paraqet kjo sëmundje.

Gjë që kërkon në radhë të parë, sepse s’ka sistem shëndetësor në botë që përballon pandemi nëse nuk kemi bashkëpunim me qytetarët dhe ndërgjegjësim të madh të qytetarëve qoftë masat e distancimit fizik apo mbajtja e maskës”, – tha mjeku.

I pyetur lidhur me mungesën e tamponëve, mjeku u përgjigj se e rëndësishme është që veç testimeve të zbatohen edhe rregullat e karantinimit.

“Ka pasur raste kur mund të kenë qenë vetë të prekur me COVID-19 ose të afërm të tyre që nuk karantinohen, gjë që e bën të paefektshëm tamponimin.

Qëllimi i tamponimit është që mbasi të diagnostikohesh, të qëndrojnë në shtëpi që të mos përhapin sëmundjen. Ka një rregullim ligjor që çdokush që është me COVID ka të drejtë ligjore të mungojë 2 javë në punë dhe nuk mund ta heqë njëri nga puna”, tha mjeku Gjata.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER