Gazetarja shqiptare rrëfen si e përjetoi sulmin terrorist në Vjenë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetarja shqiptare Fjorda Llukmani, e cila jeton në Vjenë, rrëfeu për Euronews Albania se si e përjetoi ajo sulmin terrorist të së hënës.

Ajo tha se një ditë pas ngjarjes, në vend mbizotëron ende frika.

“Isha në një kinema pranë qendrës së Vjenës, po jepej një film shqiptar dhe ishim rreth 30-40 veta në sallë. Gjatë filmit lexova në Whatsapp… pak më vonë pashë që të gjithë nisën të shihnin telefonat dhe videot, nuk dolëm nga filmi sepse kishte edhe disa minuta, një shoqe më tha e frikësuar se sulmi mund të ndodhte dhe aty,” – tregoi gazetarja shqiptare duke theksuar se nuk e priste kurrë që diçka e tillë do të mund të ndodhte në Vjenë.

Llukmani tregoi se kishte përjetuar sulme të tjera terroriste, si për shembull në Turqi, por që situata në Vjenë kishte qenë ndryshe.

“Unë vetë nuk kam dëgjuar gjë, një mikeshë e imja që kishte ardhur si turiste, ka parë që policia kishte bërë mure me njerëz për të shpërndarë qytetarët, transporti publik u pezullua dhe nuk dihej se si të ktheheshe në shtëpi, në ato momente,” – shtoi më tej Fjorda Llukmani.

Gazetarja shqiptare u shpreh se ngjarja e së hënës do të ndikojë jo-pak për qytetarët e Vjenës, pasi ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur më parë.

Aktualisht Vjena është vendosur në masa shtesë anti-Covid, me kufizime në lëvizje dhe aktivitet.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER