Gerti Bogdani: Zgjedhje të vështira për Amerikën, polarizimi nisi ditën që Trump u zgjodh president

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-deputeti demokrat, Gert Bogdani tha për gazetaren Ilva Tare se këto zgjedhje do të jenë shumë të vështira për Amerikën për shkak të politikës polarizuese mes dy kampeve, polarizim që sipas tij nisi që ditën që Trump u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe vijon në të katër vitet e drejtimit të tij. Për ish-deputetin, sfida më e madhe nuk është rezultati i zgjedhjeve, sesa ajo që do të ndodhë pas këtij rezultati.

Ai vuri në dukje fatin se ka shtete si Pensilvania me gjysmë milioni vota me postë, dhe numërimi i votave bëhet pasi mbyllet votimi i përgjithshëm. Nëse ajo është shtet kyç rezultati nuk merret vesh deri të premten, tha ish-deputeti.

Pensilvania sipas tij do të jetë shtet kyç, pasi është shtet që ndryshon dhe nëse diferenca mes kandidatëve do të jetë e ngushtë, dallimin mund ta bëjë edhe komuniteti shqiptar atje që është i shumtë.

“Ka një përqendrim të madh të afro-amerikanëve dhe një përqendrim të madh shqiptarësh që janë të mirëorganizuar. Nëse do të jetë garë e ngushte, shqiptarët edhe mund të bëjnë diferencën. Por gjithsesi

për shqiptarët nuk ndryshon gjë. Shqiptarët i kanë mbështetur ndër vite të dyja kampet politike. Kur bëhet fjalë për Amerikën shqiptarët duhet t’i shohin gjërat sipas interesave të tyre”, tha z. Bogdani.

Sipas tij, paqartësia totale se kush do të jetë në zyrën e Shtëpisë së Bardhë mund të tronditë tregjet, pasi e gjitha bota i ka sytë nga Amerika, ndaj pasiguritë do të kishin një ndikim të madh.

Z. Bogdani vuri në dukje faktin se edhe nëse fiton, Joe Biden do të jetë peng brenda partisë së tij, ku siç tha ish-deputeti, kanë filluar që tani fërkimet shkak të këtyre influencave.

“Mënyra se si doli Biden nga primaret ishte shumë e dyshimtë, pati një tërheqje të kandidatëve të tjerë në mënyrë të organizuar, dhe kjo ndodhi në një moment kur Biden nuk ishte mirë me publikun”, tha ai.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER