Si administrohen dhe certifikohen zgjedhjet në SHBA?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zgjedhjet në SHBA janë lokale: çdo shtet organizon më vete me rregullat e tij zgjedhjet.

Për këtë foli Neritan Sejamini në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania.

Kandidatët për president të SHBA-ve marrin pjesë në 51 gara të veçanta (50 shtet + Washington DC) dhe jo në një garë kombëtare. Ata duhet të regjistrohen në çdo shtet për garën presidenciale dhe në çdo shtet luftohet për votat elektorale të shtetit.

Rregullat e votimit dhe i gjithë administrimi i zgjedhjeve është lokal, pra bëhet nga shteti dhe nuk ka asnjë standard apo rregull federal që i detyron shtetet.

Çdo shtet ka një zyrtar të larte të ngarkuar me përgjegjësinë e organizimit të votimeve.

Në 2/3 e shteteve, shefi i zgjedhjeve zgjidhet me votën e qytetarve dhe shumica e tyre janë persona me lidhje partiake.

Në 1/3 e shteteve zgjidhet nga guvernatori me konfirmim te senatit në disa raste.

  • 24 shtete kanë si zyrtar kryesor te zgjedhjeve Sekretarin e Shtetit që zgjidhet me votën e qytetarëve: Alabama, Arizona, California, Colorado, Connecticut, Idaho, Iowa, Kansas, Louisiana, Massachusetts, Michigan, Minnesota, Mississippi, Missouri, Montana, Nebraska, Nevada, New Mexico, North Dakota, Ohio, Oregon, South Dakota, Vermont, Washington dhe Wyoming. 
  • 2 shtete – Alaska and Utah – kanë një zëvendësguvernator të zgjedhur si zyrtarin kryesor të zgjedhjeve.
  • 3 shtete – Maine, New Hampshire dhe Tennessee – kanë një kryezyrtar të zgjedhjeve të zgjedhur nga kongresi i shtetit.
  • 5 shtete – Delaware, Florida, New Jersey, Pennsylvania dhe Texas – kanë një kryezyrtar të zgjedhur nga Guvernatori.
  • 9 shtete – Hawaii, Illinois, Maryland, North Carolina, New York, Oklahoma, South Carolina, Virginia dhe Wisconsin – kanë një bord apo komision zgjedhjesh. Komisioni zgjidhet nga guvernatori por konfirmohet nga senati.
  • 7 shtete – Arkansas, Georgia, Indiana, Kentucky, Rhode Island dhe West Virginia – kanë edhe një kryezyrtar edhe një bord zgjedhjesh.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER