“Jeta ta jep mikun e mirë, por edhe ta merr”, Papingji mes lotësh kujton kompozitorin e ndjerë Aleksandër Lalon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Edhe pas vitit 1990, poeti i mirënjohur për shqiptarët, Jorgo Papingji na rrëfen në “Urban Story” në Euronews Albania se u gjend sërish në shtratin e tij krijues.

“Unë isha në shtratin tim dhe vazhdova në shtratin tim. Domethënë në qoftë se në atë kohë dukeshin këngët si tepër të guximshme ose si pak të kaluara nga guximi. Në këtë periudhën e re u dukën brenda, madje edhe mangut”,- thotë Jorgo Papingji.

Jetëgjatësia e punës me bashkëpunëtoret ka qenë edhe çelësi i suksesit të tij. Ai veçon bashkëpunimet me të ndjerin Aleksandër Lalo me të cilin nuk kanë munguar edhe përplasjet profesionale. E teksa na bën këtë rrëfim nuk i mban dot lotët.

“Me Sandrin grindeshim pothuajse përherë, sepse Sandri krijonte një mendim në kokë për llojin e këngës dhe pastaj e kishe të vështirë, që të shkonte sipas tekstit. Ai thoshte ndërro tekstin, unë i thosha ndërro muzikën. Pastaj thoshim nuk punojmë më bashkë, por të nesërmen në mëngjes dilnim për kafe dhe vazhdonim kështu. E kemi ruajtur miqësinë deri në fund të jetës së Sandrit. Jeta ta jep mikun e mirë, por edhe ta merr”, rrëfen Papingji.

Ka vendosur që mos të mungojë në festivalin e këngës. Edhe në festivalin e dhjetorit të këtij viti Jorgo Papingji vjen sërish si tekstshkrues 

“Kam shkruajtur më shumë se tre mijë këngë, kam marrë 32 çmime fëmijësh prej të cilëve dymbëdhjetë të para dhe kam fituar 16 çmime te festivali i të rriturve  prej të cilëve pesë çmime të para, gjashtë të dyta dhe të tjerat të treta”, – tregon zoti Jorgo.

Sot udhëtuam mes vargjeve të Jorgo Papingjit, përjetuam emocione të forta, mësuam se arti i vërtetë e gjen gjithmonë rrugën. Artisti i madh që frymëzon gjithmonë dhe me tekstet e këngëve ka prekur me mijëra zemra thotë se sa të ketë frymë do të jetë gjithmonë aktiv me artin e tij.

Etiketimet

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

4 atraksionet që ja vlejnë të vizitohen gjatë qëndrimit tuaj në Pukë

Prej kohësh Puka është kthyer në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj që kërkojnë të shijojnë, natyrën, borën,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER