Poeti Jorgo Papingji në një rrëfim ndryshe: Kam shërbyer për tri dekada si mësues

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërsa kërkohej gjithnjë edhe më shumë për tekstet e këngës nga kompozitorët dhe këngëtarët, drejtimi arsimor i artistit të madh Jorgo Papingji ishte krejt tjetër.

“Jeta ime u përcaktua që në maturë, që më doli e drejta e studimit për mësuesi. Unë kam mbaruar shkencat e natyrës, për fizikë. Ishte një degë, që e fillova pa dëshirë fare se e kisha mendjen për një degë tjetër, ishte elektronika dhe ishte hera e parë që ishte hapur”, shprehet Jorgo Papingji.

Ai dhënë për tre dekada mësim në 13 shkolla të kryeqytetit. Sipas Papingji, lënda e fizikës dhe muzika kanë të përbashkëta, të cilat me elegancën e një poeti nuk ngurron kurrsesi t’ia tregojë publikut.

“Fizika është një shkencë që ka ligjet e veta, që ka rregullsinë e vet dhe duhet t’i lidhësh gjerat më njëra-tjetrën, t’i nxjerrësh konkluzionin. Edhe kënga kështu është e fillon me strofë dhe pastaj vazhdon me refren”, tregon Papingji.

Mësimdhënien e deshi shumë, por pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës në RTSH përmes teksteve aq të bukura është dashuria e tij e madhe.

Etiketimet

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER