Urban Story | Elsa Xhai: Gazetarët nuk kanë vendin që i takon në shoqëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Elsa Xhai pëlqente që në radio përveç zërit të saj, të dëgjohej edhe zëri i qytetarëve, ndaj nuk qëndroi vetëm brenda mureve të këtij institucioni, por zbriti në terren. Ky veprim kishte pasojat e veta.

“Kam bërë edhe aty një gafë kur thashë ‘ata shuanin etjen në Shkumbin’. Pasi sipas tyre kishte çezma dhe nuk kishin pse pinin ujë në lumë. E bëra atë, nuk i dija rregullat, isha e re. Ma hoqën emisionin nuk e bëra për dy muaj,” – rrëfen Xhai, një ndër zërat më të njohur të Radio Tiranës.

Folësja e radios Elsa Xhai ka edhe një rekord mbi supe.

“Ishte viti 1993 vinte në Shqipëri për herë të parë një papë, atë papë që ne e kishim zhurmuar gjithmonë. Ishim 19 orë transmetim, kishim njerëz që na vëzhgonin dhe ishim e vetmja radio e televizioni që transmetonte sepse të tjerët nuk ishin hapur akoma,” – tregon gazetarja.

Elsa Xhai pohon se ajo vetë ka qenë e vlerësuar në karrierë e saj profesionale, megjithatë sot e shqetëson fakti që gazetarët nuk kanë vendin që ju takon në shoqëri.

“Këto janë pasuri kombëtare kështu që ne duhet t’i ruajmë dhe t’i zhvillojmë dhe media do të jetë njësoj si media në SHBA që influencoi shumë. Unë do të dëshiroja që edhe media shqiptare të ishte dhe të kishte forcën e perëndisë siç e ka aty në vendin më demokratik të botës,” – thotë Elsa Xhai.

Në më shumë se tetë dekada jetë që nga themelimi i radio Tiranës, Elsa Xhai ka qenë pjesë e gjysmës së saj. Ajo ka qenë për dekada me radhë gazetare.

Radio Tirana, folësit e saj nuk janë vetëm kujtime të këtij qyteti, por janë kujtimet e të gjithë atyre që prisnin me vëmendje shprehjen e famshme “Ju flet Radio Tirana”.

 

Lexoni gjithashtu:

Urban Story | Elsa Xhai rrëfen katër dekada punë në Radio Tirana

Etiketimet

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER