Urban Story | Elsa Xhai rrëfen katër dekada punë në Radio Tirana

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjafton të dëgjosh zërin e saj dhe futesh thellë në magjinë që të dhuron. Një zë i ngrohtë, i ëmbël, që të fton ta dëgjosh. Sot në Urban Story do të njihemi me një prej zërave më të njohur të Radio Tiranës, Elsa Xhai gazetarja, folësja, zëri më i dashur për publikun e Radio Tiranës për më shumë së katër dekada.

Fjala vjen e artikuluar kaq ëmbël, kaq bukur nga zëri që bëri histori në radion e parë shqiptare dhe të tretën në Evropë.

“Në bibël thuhet fjala është e para, por do të duhet ta dish ta përdorësh atë. Si e përdor fjalën, përse e përdor, a ke dashur në mendjen tënde të tregosh gjithmonë të vërtetën më këtë fjalë, pra të xhonglosh,” – shprehet Xhai.

Elsa Xhai rikthehet në studion e Radio Tiranës për të bërë këtë rrëfim emocional. Ajo tregon nisjen e punës së saj atje.

“Në këtë konkurs kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria, unë erdha dhe gjeta aty njerëz me valixhe në dorë, mbushur plot sheshi. Unë vija nga universiteti isha studente, por vija dhe nga radio Korça në të cilën kanë qenë dy prindërit e mi në vitin 1945 të cilët kanë hapur transmetimet e para të Radio Korçës,” – rrëfen Elsa Xhai. 

Buletini i lajmeve ishte dalja e parë për publikun në radio Tirana, ku shumë shpejt Elsa Xhai u bë zëri kryesor i radios.

Radio Tirana u hap për herë të parë në vitin 1938 dhe për Elsa Xhain edhe sot ky institucion është i shenjtë. Ka mësuar shumë, ka dëgjuar shumë, por edhe është përballur me shumë situata. Por njerëzit e medias nuk e kanë luksin që të transmetojnë tek të tjerët shqetësimin.

“Kishim edhe ne hallet tona, kisha fëmijën e vogël që do ta rrisja, pastaj u bëra me dy fëmijë, por kur vije atje duhet t’a kishe mendjen te puna. Prindërit më thoshin hidhi mbrapa krahëve të gjitha problemet, hallet që ke pasi populli nuk ta ka borxh të të dëgjojë ty hallet e shqetësimet,” – thotë zonja Xhai.

 

Lexoni gjithashtu:

Urban Story | Elsa Xhai: Gazetarët nuk kanë vendin që i takon në shoqëri

Etiketimet

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER