Mimoza Ahmetaj tregon momentin e veçantë kur fitoi çmimin e parë në Sanremo

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mimoza Ahmetaj ndan në Urban Story se cili ka qenë botimi i saj i parë

“Botimi im i parë ka qenë në ’86 ‘Bëhu I Bukur”, ishte pikërisht tituli që goditi shumë sepse unë nuk

mund të vija poezitë më të mira për arsye se ashtu ishte censura”,-rrëfen zonja Mimoza.

Nuk ishte e lehtë të shkonte tek publiku gjatë diktaturës, pasi veprat e Mimoza Ahmetit  refuzoheshin, ndërsa sot ajo zbulon kush ishte personi që ndikoi më shumë në botimin e librit të saj.

Por asgjë nuk e ndaloi zonjën Ahmeti të shkruajë edhe pse nga pushteti i kohës çiltërsia e saj cilësohej si “re e zezë”.

“Duke ndërruar sistemi ndodhi çudia që unë në moshën 25 vjeç isha shkrimtare në profesion të lirë, pra më thanë që je në profesion të lirë dhe unë jam shkrimtarja më e re në profesion të lirë në gjithë lindjen”,-tregon e emocionuar Mimoza Ahmetaj.

Pasi u bë pjesë e tregut evropian Mimoza Ahmeti rrëmbeu një nga çmimet më të rëndësishme në Itali

“Unë u bëra një vizitore e Evropës, hyra në gjithë axhendat e festivaleve dhe kam qenë në gjithë festivalet e Evropës, derisa në ’98 u bë kurorëzimi në festivalin e Sanremos me trofenë e artë nga Rai Uno në një festival ndërkombëtar. Juria ishte nga 27 vende te Evropës dhe të botës dhe më dha trofeun mua”,-thotë Mimoza.

Një nga vendimet e jetës së saj ishte të bëhej pjesë e politikës dhe sipas saj e ka bërë pa përfituar asgjë.

Ky rrugëtimi i “Urban Story” na njohu me energjinë e një shkrimtareje që ka bërë revolucion, poezia është debulesa e saj ndërsa eksperimentimi në fusha të ndryshme të artit i ka përmbushur shpirtin sa të brishtë aq edhe të fort.

Etiketimet

Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me...

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER