Shkrimtarja Mimoza Ahmetaj: Unë kam qenë e veçanta e familjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një shpirt i lirë, një artiste shumë dimensionale pasionante dhe shumë e dashur. Me origjinalitetin dhe temperamentin e saj shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka ditur gjithmonë që të tërheqë vëmendjen e publikut. Sot në Urban Story do njihni më shumë nga shpirti i saj “rebel”.

Një fëmijë i trajtuar gjithmonë ndryshe nga tre fëmijët me statusin si e veçanta e familjes Mimoza Ahemti kujton se babai ka ndikuar shumë në jetën e saj.

“Di që kam qenë fëmijë i vetmuar, babai ka ndikuar shumë në jetën time duke më promovuar talentin, duke më trajtuar veçanërisht shumë mirë krahasuar me dy fëmijët e tjerë. Isha e përzgjedhura, por kisha dhe një shpirt shumë të tërhequr, gjë që atë e joshte shumë për të realizuar ëndrrat e veta tek një fëmijë i cili sipas tij premtonte shumë”,-tregon Ahmetaj.

Qëllimet e të atit ishin krejt të qarta për atë që synonte të arrinte për vajzën e tij.

“Di që babai mendonte që 27 vjeç unë do isha shumë e famshme në gjithë botën, por ndodhi që vërtet në këtë moshë unë shkrova gjëra që bënin pak te shoqëria, tek ajo që ishte e nominuar”,-rrëfen Moza Ahmetaj.

Por, një personazh si Mimoza revoltohej shpejt dhe në një moshë fare të re vendosi që të largohej nga familja e saj.

“Isha midis moshës 10-12 vjeç derisa pastaj nga këto çudira fëminore unë i ika babait, sepse kuptova që dashuria e tij po bëheJ autoritet”,-thotë për Urban Story Ahmetaj

Etiketimet

Filmi me metrazh të shkurtër nga Kosova, në garë për “Palmën e Artë”

Filmi me metrazh të shkurtër nga Kosova, i titulluar “Pa Vend” me regji të Samir Karahoda do të jetë në mesin e 10 filmave...

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER