Mjeku Arjan Harxhi tregon çfarë i bashkon infeksionin HIV/AIDS me COVID-19: Vaksina do të jetë histori suksesi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Ditën Ndërkombëtare kundër SIDA-s, mjeku Arjan Harxhi tha për gazetaren Ilva Tare se ende sot pas kaq shumë vitesh pacientët me HIV paragjykohenn dhe diskriminohen nga shoqëria, sidomos sa i përket prirjeve të tyre seksuale.

Ai shpjegoi se virusi HIV dhe ai SarsCov2 apo COVID-19 janë të ngjashmë në disa pikëpamje, pasi të dy kanë krijuar një emergjencë mjekësore globale në formë epidemie dhe të dyja kanë lindur për shkak të një pakujdesie në sjelljen njerëzore.

Mjeku Harxhi theksoi se me gjithë një rënie të ulët të shifrave me HIV gjatë këtij viti, kjo epidemi nuk është frenuar në vendin tonë.

“HIV dhe COVID hyjnë në grupin e sëmundjeve infektive emergjente që kanë shpërthyer së fundmi dhe kanë dhënë të dyja pandemi dhe përhapja e tyre vjen si pasojë e një sjelljeje njerëzore të pakujdesshme. Por ajo që do të thoja në lidhje me HIV është se është sfumuar pak atmosfera për shkak të pandemisë së COVID, por vazhdon epidemia e infeksionit HIV të jetë e pranishme në Shqipëri.

Në Shqipëri flitet për 81 raste të reja, kemi një rënie të lehtë nga 2-3 vite më përpara. Kjo nuk do të thotë se epidemia është frenuar, por shumica e këtyre rasteve janë në stad sëmundjeje për shkak se numri i testimeve në Shqipëri është i ulët”, tha mjeku.

Ai tha se edhe pse HIV dhe COVID janë dy viruse të ndryshme, parimet e terapisë antivirale në të dyja rastet janë të ngjashme.

“Në fllim të terapisë është përdorur i njëjti medikament që përdorej për kurimin e HIV, ‘Lopinaviri’.

Evidencat flasin vetëm për një antiviral të cerifikuar, që është ‘Remdisivir’, por edhe të tjerë antiviralë, siç është ‘Favira’ që përdoret për anti COVID në disa vende si Turqia. Ky preparat nuk është toksik, efektiviteti është tjetër gjë”, shpjegoi mjeku.

Ai u shpreh se vaksina anti-COVID do të jetë një histori suksesi, por për të arritur këtu duhen pritur rezultatet e fazës së tretë e të katërt, kur vaksina të përdoret masivisht e do të shihen efektet pozitive apo negative që mund të ketë në organizëm.

Ndiqni intervistën e plotë:

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER