Kur do t’i shohim udhëheqësit serb të ulen në gjunjë si Willy Brandt për krimet në Kosovë?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Unë bëra atë që bëjnë njerëzit kur fjalët dështojnë,” – do të shpjegonte 50 vite më parë, Kancelari Gjerman Willy Brandt aktin e tij të rënies në gjunjë para memorialit për viktimat e kryengritjes së getos së Varshavës, të vitit 1943.

Një moment simbolik i pranimit dhe ballafaqimit me të vërtetën e Gjermanisë dhe historisë së Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Dy dekada nga çlirimi i Kosovës dhe përfshirja e të gjitha vendeve të rajonit në procesin e integrimit europian, shtrohet pyetja: Kur do të shohim udhëheqësit e Serbisë të bëjnë të njëjtën gjë për krimet e kryera në Kosovë, si parakusht për një proces normalizimi e pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve?

Piruetat me këmbime territoresh, relativizmi dhe amnestimi i përgjegjësisë shtetërore që mban Serbia për krimet e kryera në Kosovë, në funksion të mbijetesës politike, shpresoj të kenë shërbyer si mësim i hidhur për këdo.

Tanimë, nevojitet kurajë dhe përgjegjshmëri për t’u ballafaquar me ketë realitet dhe kurrsesi për t’u përfshirë në revizionimin e historisë.

 

Mendimet e shprehura në rubrikën Këndvështrime i përkasin vetëm autorit.

 

Etiketimet

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

4 atraksionet që ja vlejnë të vizitohen gjatë qëndrimit tuaj në Pukë

Prej kohësh Puka është kthyer në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj që kërkojnë të shijojnë, natyrën, borën,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER