Të shkarkuarit e vettingut, Sevdari, Nikëhasani dhe Metalla rrëfejnë abuzimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-prokuroret Antoneta Sevdari, Besa Nikëhasani dhe ish-gjyqtari Ervin Metalla rrëfehen për shkarkimet e tyre nga detyra, përmes procesit të Vettingut. Ata akuzojnë të zgjedhurit në institucionet e Vettingut si të ndikuar politikisht, të paaftë dhe tendenciozë.

“Ai ishte një shkarkim i urdhëruar, në shërbim të interesave me të cilat unë në punën time si prokurore jam përballur”,- thotë Antoneta Sevdari.

“E gjithë çështja ime u krijua mbi një kredi të butë. Që sipas institucionit të vetingut ishte përfituat padrejtësisht. Shumë nga kolegët e mi, magjistratë të nderuar, u shkarkuan padrejtësisht dhe një pjesë e tyre sërish për një kredi të butë”,- tregon ish-gjykatësi Metalla.

“Kryesisht nuk kam justifikuar, sepse nuk kam pasur certifikatë pronësie për banesën në Lezhë ku unë kam jetuar afërsisht 10 vite. Ndërkohë që edhe sot rreth 60% e pronave në vend janë të pahipotekuara”,- pohon ish-prokurorja Nikëhasani.

Ajo shkon edhe më tej kur bën këtë deklaratë për konflikt interesi të dy prej gjyqtarëve që kanë firmosur largimin e saj nga drejtësia.

“Kam pasur Ardian Hajdarin që është me mesatare 6.5. 15 vite kam punuar në Gjykatën e Apelit Shkodër, ai avokat unë prokurore, s’kemi qenë ndonjëherë palë në proces. Ia kam rrëzuar kërkesat, ai tani do të firmosë për largimin tim”,-rrëfen znj. Nikëhasani.

Të larguarit i janë drejtuar Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg.

“Gjykatës së Strasburgut tashmë i janë drejtuar të gjithë Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar. KPA deri tani ka zbardhur rreth 74 vendime, kështu me një përllogaritje të thjeshtë, GJEDNj-së u janë drejtuar të paktën 60 gjyqtarë dhe prokurorë”,- tregon për Unpublished ish-prokurorja Antoneta.

Të shkarkuarit i kanë ndjekur hallkat, por akuzat e tyre shtrihen për të dy komisionet e vlerësimit. Dhe shkarkimi i anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci, për falsifikim të deklarimit ka vënë në pikëpyetje integritetin e këtij institucioni.

“Te vendimi pas meje thotë që nuk mund ta rëndosh pozitën, sepse normal është parim i përgjithshëm që nuk mund ta rëndosh pozitën. Edhe më heqin, edhe ma rëndojnë pozitën, edhe nuk më njohin me atë analizën e tyre financiare”,-thotë ish-prokuroria Nikëhasani.

“Në momentin që një subjekt bën ankim, vendimi në gjykatën më të lartë mund të ndryshohet vetëm në favor të tij. Ose në rastin më të keq mund të lihet në fuqi. Por nuk mundet që të rëndohet pozita e atij që ka ankimuar”, thotë Metalla.

Unpublished ka sjellë rrëfimet e vetëm tre të shkarkuarve, por lista e tyre që i janë drejtuar Strasburgut është shumë e gjatë. Nëse kjo gjykatë do të vlerësojë të padrejta largimet e tyre nga puna, i gjithë procesi i Vettingut vihet në një pikëpyetje të madhe.

Euronews Albania kontaktoi me Ardian Hajdari për të marrë një koment për akuzat ndaj tij, por përmes avokatit të tij, na u bë e ditur se statusi i gjyqtarit nuk e lejon të bëjë komente përtej vendimeve. Ndërsa Luan Daci pranoi fillimisht të prononcohet por më pas e shtyu intervistën në moment të fundit.

Lexoni gjithashtu:

“SPAK të hetojë gjyqtarët apo prokurorët me pasuri miliona euro”

Hije dyshimi për skema korruptive në Vetting mbi shkarkimet dhe konfirmimet në detyrë


Etiketimet

Qëllohet për vdekje gazetari grek

Gazetari grek, Giorgos Karaivaz është ekzekutuar me armë zjarri jashtë shtëpisë së tij në Alimos. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se disa persona të...

Qytetarët e Kosovës dynden në Shqipëri, radhë të gjata në kufi

Ashpërsimi i masave kufizuese anti Covid në Kosovë ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Kjo ka...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER