”800 mijë të vaksinuar”, mjeku Rezart Sulçe: Në javët në vijim Italia do preket nga vala e tretë e infektimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjeku shqiptar në Itali, zoti Rezart Sulçe u shpreh në Euronews Albania se ky shtet në javët në vijim do të preket nga vala e tretë e infektimit.

“Ka një përmirësim të lehtë të situatës. Ka një numër të personave të infektuar javët e fundit dhe rënie numrit të personave të shtruar në spitale, në terapi intensive. Numri i vdekjeve vijon të jetë i lartë. Mendohet që në javët që do të vijnë do të jetë vala e tretë e infektimit, një vazhdim i valës së dytë”, tha ai. 

Mjeku Sulçe nënvizoi se deri më tani në Itali janë bërë 800 mijë vaksina dhe se procesi po vijon normalisht.

“Në Itali deri më tani janë bërë 800 mijë vaksina, janë vaksinuar rreth 400 mijë persona të personelit mjekësor”, tha ai.

Mjeku sqaroi më tej se edhe për personat që kanë kaluar COVID, rekomandohet që të bëjnë vaksinën anti-COVID.

“Rekomandohet që edhe personat që kanë kaluar COVID ta bëjnë injektimin. Rastet e riinfektimit janë shumë të pakta brenda 3 muajsh, pra mund të presin dhe pas tre muajsh ta bëjnë”, tha ai.  

Lexoni gjithashtu:

Vendet e BE zgjasin masat kufizuese, Italia në gjendje emergjence deri më 30 prill


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER