Destinacion udhëton në historinë e Petrelës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ky është mali i Vilës, vetëm 700 metra mbi nivelin e detit dhe jemi në qytetin antik të Persqopit, i cili ndodhet pas kalasë së Petrelës.

Persqopi që nga të huajt njihet ndryshe si qyteti i Brysakës, i përkiste fisit ilir të Parthinëve, me kryeqendër Parthenin.

Glauku është një emër shumë i njohur i prijësit ilir që vijon të përdoret edhe në ditët e sotme nga çifte të reja si emër fëmije. E në fakt Persqopi ka qenë pikërisht rezidenca e këtij mbreti ilir.  

Në të dhënat arkeologjike arkeologu Skënder Muçaj veçon këto detaje.

“Petrela ka pasur një kështjellë të vjetër që është e Persqopit, mbi këtë territor u ndërtua një kështjellë në majën e malit të Vilës në atikitetin e vonë dhe pastaj më vonë u ndërtua dhe kështjella e Petrelës”,-thotë arkeologu Muçaj.

Disa historianë e nxjerrin këtë vend si mëmëdheu i Aleksandrit të madh e po ti referohemi se çfarë shkruante Pjetër Bogdani e Frang Bardhi na pëlqen që ta besojmë. Gjithsesi ky qytet ka qenë vital për rreth 1000 vjet dhe shkëlqimin e tij e ka patur nga 2500-2200 vjet më parë.

Ndërkaq Kalaja e Petrelës është vendosur në një shkëmb ‘petra’ nga mendohet se ka marrë dhe emrin vendi. Thuhet se kjo kala ishte nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastriotit.

Autori i librit “Petrela”, Skënder Farka na tregon më shumë për këtë njësi.

“Njësia e Petrelës përfaqëson vendin më të vjetër, që ka lidhje jo vetëm me etnogjenezën e këtij populli, por edhe me vendbanimet shumë të vjetra që nga koha e ilirëve dhe deri në kohët e vona”,-shprehet zoti Farka.

Pamja nga Petrela është mbresëlënëse e kur moti është i mirë nga këto kodra duket Adriatiku. Lashtësinë e këtij vendi sipas arkeologut Skënder Muçaj e vërteton edhe një kishë e vjetër, të cilën vendasit e njohin ndryshe si Kisha e Maxharës, por në të nuk ka asnjë etiketim.

“Petrela i ka thënë emër njësisë, kurse vendi e ka Mullet. Emrin Mullet e ka se aty janë parë shumë njerëz dhe nga emri milet u quajt Mullet. Kështu që qendra historike është Petrela, kurse qendra administrative është Mulleti”,- tregon për Destinacion zoti Farka.

Zemra e kësaj zone është Mulleti në të cilin do t’ju udhëheqim drejt një tjetër legjende që ja vlen për t’u vizituar dhe është e aksesueshme lehtësisht, te Tyrbja e nuses. Ajo gjendet lehtësisht në qendër të Mulletit buzë rrugës kryesore. Kjo tyrbe gëzon statusin e monumentit të kulturës dhe mund të jetë pjesë e guidës suaj Persqop-Petrelë-Mullet. 

Në këtë Destinacion ju udhëhoqëm përmes vendeve shumë afër Tiranës, por që ia vlejnë ti vizitosh pasi mund të zbulosh shumëçka për historinë e lashtë të vendit tonë.

Etiketimet

Ish-presidenti Rexhep Mejdani “kundër” vendimit për shkarkimin e Metës

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani e konsideron situatën aktuale politike në vend “të trishtueshme”. Në një prononcim ekskluziv për Euronews Albania, z. Mejdani...

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER