Destinacion tregon të pathënat e Patok-Fushë Kuqe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot do t’ju propozojmë si destinacion një vend të dëgjuar shumë, por që ne e njohim thjesht nga lokalet e shumta në formë shtëpish mbi ujë që shtrihen përgjatë saj.

Jemi në Lagunën e Patokut që ndodhet 57 kilometra larg nga Tirana. Rruga nga mbikalimi i Laçit në fund të lagunës është fantastike e të duket sikur ecën me makinë mbi ujë. Rrjetat e peshkatarëve shtrihen përgjatë gjithë rrugës e i japin ujit një nuancë gurëkali.   

Laguna e Patokut ka një vijë ujore prej 8 kilometra dhe me vendim të qeverisë në vitin 2010 ky park u shpall rezervat natyror i mbrojtur nga shteti.

Sabah Hyseni është peshkatar dhe e do zanatin e tij. Si fillim ai na propozon një xhiro me varkë. Rrugës hasim shpend të ndryshëm por për fat pamë dhe një tufë flamingosh dhe një pelikan. Duke qenë se moti ka qenë me shira për disa ditë rresht dhe niveli ujit është rritur shpendëve i është prishur pak rehatia.

“Kam 15 vjet që punoj në lagunë dhe ka plot lloje peshqish në të. Vitet e fundit është rritur niveli i ujit dhe gaforrja blu në të do largojë gjithë peshqit, pasi nuk është gjetur asnjë zgjidhje për largimin e saj“,- i tha peshkatari gazetares Rezarta Delisula.

Bashkë me sabahun shkojmë për të kontrolluar edhe një herë rrjetat në të cilat gjejmë pak peshk. Ndërsa kjo është gaforrja blu, ajo që po bën kërdinë në të gjitha lagunat shqiptare e për dreq ende nuk i është gjetur zgjidhja se si mund të zhduket kjo specie që rrezikon peshqit.

Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në qarkun e Lezhës, që ka në varësi dhe Lagunën e Patokut, Pjetër Toni, na bën një përmbledhje të situatës në Lagunë.

Kjo zonë është e shkëlqyer për zhvillimin e faunës së egër dhe në verë mund të kalosh një ditë të bukur duke ngrenë dhe peshkun e freskët. Por ka problem erozionin detar dhe qeveria duhet të ndërhyjë për ta shpëtuar nga erozioni”,-thotë drejetori i AKZM në Lezhë.

Bashkë me specialistin e AKZM Ndoc Pjetri shkojmë në rezervatin natyror të Fushëkuqes që është pranë Patokut. Në këtë rezervat, siç ju treguam më parë ka pasur dhe fazaneri. Ky shpend është i herdhëm në vendin tonë por në vitin 1956 rreth 500 zogj shumëngjyrësh të sjellë nga Rumania u hodhën në fillim në Rrushkull vend i cili i shpall Rezervat Gjuetie. Me fazanët e shtuar në Rushkull u populluan rezervatet e Fushë Kuqes, Maliqit, Divjakës, Pishë Poros.

E pikërisht me imazhin e kësaj peme të rrallë qindravjeçare e mbyllim udhëtimin tonë në Patok duke ju sugjeruar në fillim një xhiro përmes pyllit të Fushëkuqes e mbledhjes së bimëve medicinale. Pasionantët e peshkimit të marrin mjetet me vete e ndonjë zgarë po të jetë dita me fat përndryshe mund të hani peshkun që ofrojnë lokalet, mes tyre cumrrën që ka shije të jashtëzakonshme. 

Etiketimet

Ramos i jep lamtumirën Realit, ish kapiteni i “Blaugranëve” përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës

Sergio Ramos nuk arriti ti përmbante lotët teksa i dha lamtumirën klubit të Real Madridit, pas 16 sezonesh të shpenzuar në “Santiago Bernabeu”, duke...

Buffon rikthehet te Parma, ish portieri i Juventusit ka nënshkruar kontratë me klubin Emilian

Gianluigi Buffon rikthehet te klubi italian i Parmës pas 20 vitesh. Klubi Emilian, që do garojë në Serinë B sezonin e ardhshëm, ka zyrtarizuar...

Nadal heq dorë nga Wimbledon, tenisti spanjoll konfirmoi mos pjesëmarrjen edhe në Tokyo 2020

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos marrë pjesë në turneun e Uimbelldon, që nis më 28 qershor në Londër si dhe në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER