Rrëfehet e trafikuara për prostitucion në Angli: Si më detyronin të shisja trupin  

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas statistikave 100 vajza dhe gra shqiptare trafikohen cdo vit për të ushtruar prostitucion. Dokumentari Unpublished bën publike historinë e njërës prej tyre. Vajza preferon të qëndrojë anonime, pasi grupi që e ka trafikuar nuk është shkatërruar tërësisht dhe ajo i druhet një hakmarrjeje të mundshme prej tyre. Historia e saj nisi 12 vite më parë.

“Bëhet fjalë për vitin 2009, 2010, 2011. Personat që më trafikuan janë njerëzit e mi,” – tregon vajza e trafikuar.

Ajo ishte 23 vjeçe dhe ishte pak e vështirë ta mashtroje me një jetë më të mirë. Në këtë rast, e infiltruara e grupit të trafikantëve ishte një e afërme e saj. Ajo bëri lidhjen mes grupit dhe vajzës.

“Në 2009 ika në Greqi dhe qëndrova rreth 6 muaj atje, tek motra dhe tek njerëzit e mi të afërt. Më pas disa kërcënime që më bënë tek familja ime, më detyruan që të shkuar në Angli. Për të shkuar deri në Angli kemi qëndruar gati një muaj e gjysmë në Greqi, më pas në Belgjikë, më pas kemi kaluar e kemi shkuar në Angli. Ata ishin një grup I madh dhe më detyruan që të punoja,” – shprehet vajza për Unpublished.

Personazhi ynë nuk guxoi ta denonconte që në fillim valën e kërcënimeve që po i bëhej, por zgjodhi ti nënshtrohej asaj që i kërkonin trafikantët.

“Ishte një njeri i imi që më kërcënoi me jetën e vajzës. Ish bashkëshorti im ka bërë kallëzim që i kanë shkuar kërcënimet për vajzën. Unë për të mbrojtur fëmijën tim, jetën e asaj pranova çdo gjë,” – thotë vajza që ka ushtruar prostitucion për vite më radhë.

Vajzës i morën telefonin përgjatë rrugës për në Angli, që të mos fliste me njeri dhe punën që do bënte thjesht ja komunikuan.

“Tutorët ishin të gjithë shqiptarë dhe ishte një hyrje e madhe ku ishin 25 goca. Kishte shqiptare dhe nga vende të tjera, thuajse nga gjithë vendet e Evropës, por shumica ishin shqiptare. Aty kishte dhe goca të tjera që në fillim ndoshta nuk kanë dashur siç edhe unë, por kanë ngecur aty dhe vajza më e vogël që ka qenë ishte 15 vjeç,” – rrëfen e trafikuara.

Vajzat punonin dhe fitimet e tyre i merrte rrjeti i trafikantëve.

“Pagesën nuk është se e merrnim neve. Ne shkonim tek kjo shtëpia në orën 6 të pasdites dhe rrinim deri në 6 të mëngjesit. Klientët na I sillnin vetë ata dhe pagesa mesa kisha dëgjuar nga vajza të tjera, bëhej fjalë për 200 paund në orë,” – tregon vajza.

“Për të tërhequr klientët, ishte që ti t’i vije pas avazit personit. Nëse ai pinte mall, duhej edhe ti të pije bashkë me të, pasi sa më gjatë ta mbanim, aq më shumë fitim kishin ata ndaj neve,” –  thotë e trafikuara për prostitucion.

Sipas psikologes i gjithë ky kalvar vuajtjesh lë një gjurmë të pashlyeshme në jetën e një vajze të trafikuar.

“Ato janë gjatë gjithë kohës duke ushtruar aktivitet dhe i kanë heshtur ndjenjat, instinktin femëror që kanë, për të krijuar një marrëdhënie në çift. Ato shtojnë gënjeshtrën dhe janë gjatë gjithë kohës të shoqëruar nga shikimet përbuzëse dhe dyshuese nga shoqëria,” – shprehet psikologia.

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER