‘Destinacion’ ju prezanton me bukuritë natyrore dhe historinë e Mirditës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Buzë Luginës së Fant me bukuri natyrore të jashtëzakonshme, përmbi një shkëmb, ndodhet një kishë e cila sheh gjithë zonën dhe e bekon atë. Banorët e këtij qyteti janë marrë me përpunimin mineraleve. ‘Destinacin’ në Euronews Albania ju prezanton me Mirditën.

Do e nisim rrugëtimin nga Rubiku, një vend që ka bukuri të panjohura. Kisha e Rubikut e ka zanafillën qysh në vitin 1200 dhe ky vend i shenjtë mbart shumë histori. Ky qytet, i cili ka vetëm 15 pallate, ka shumë pak popullsi pasi pjesa më e madhe është larguar kur “Uzina e Përpunimit të Bakrit” u mbyll.

Te kisha në Rubik, e cila i shpëtoi rënies nga regjimi komunist, ka shkruar një pjesë të veprës së tij edhe Gjergj Fishta. 

Në Rubik ndodhet fshati Katund i Vjetër, i cili është përzgjedhur nga 100 fshatrat më të bukur të Shqipërisë, bashkë më të edhe Oroshi të cilin do e vizitojmë në Mirditë.

Pasi lëmë fshatin shkojmë te Infokulla e Mirditës, e cila është kthyer në muze dhe do marrim vesh historinë e Mirditës. Aty na mirëpret Nik Nikolli, përgjegjësi i turizmit dhe drejtori i muzeut, i cili na tregon se çfarë mund të shohim nëse vizitojmë muzeun.

“Vizitorët në Infokullë mund të gjejnë informacion për të njohur më mirë zonën dhe kështu do të njohin dhe historinë e kësaj zone. Këtu gjeni traditat, ushqimet pa pesticide që përdoren në gjithë zonën dhe gatimet tradicionale”, – shprehet drejtori i muzeut.

Më pas takojmë historianin Gjovalin Marfani, i cili na bën një guidë në legjendat e shtetit të Arbrit.

“Territori është banuar nga fiset ilire që në lashtësi dhe gjatë gërmimeve në fshatrat e Mirditës është gjetur dhe relika që tregon se kjo zonë ka qenë një Principatë Ilire”, – tregon historiani për ‘Destinacion’.

Destinacioni i radhës është fshati Orosh, që është mbuluar nga një shtresë bore, një zonë e cila nuk u pushtua kurrë nga osmanët 

Oroshi prezanton Mirditën e hershme dhe është zanafilla e saj.

Këto janë disa nga bukuritë e Mirditës dhe ajri i pastër që mbizotëron aty ju pret për të kaluar një fundjavë.

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER