Psikologët: Shoqëria dhe media po i ofrojnë të rinjve rrugët më të lehta për të fituar para

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Puna si eskortë është zgjedhja e shumë vajzave për të pasur një jetesë më të mirë pa punuar asnjë ditë në profesione të ligjshme. Gjatë investigimit të këtij fenomeni në dokumentarin Unpublished në Euronews Albania, psikologët japin alarmin se këto zgjedhje të brezit të ri vijnë edhe si pasojë e modeleve të të rinjve që dalin në media.

Aty ata shohin vajza të bukura që pa bërë asgjë, fitojnë shpejt famë dhe para. Në këtë mënyrë ne si shoqëri po nxisim ndoshta edhe pa dashje të rinjtë drejt sipërfaqësores, asaj që fitohet pa mund, mbi të gjitha edhe e jashtëligjshme.

“Media, nuk jep këto shembujt e punës dhe të sukseseve që vijnë si rezultat i punës, por jep shembuj të rezultateve të menjëhershme.  Ne kemi emisione ç’edukuese, përtej problemit tjetër që është mungesa e edukimit në familje apo shkollë dhe komunitet,” – rrëfen për Unpublished në Euronews Albania, Helena Halili pedagoge e Shkencave Sociale.

Por sigurisht që para se të zgjedhësh këtë profesion duhet ti bësh vetes disa pyetje. Sa zgjat kjo? Ku të çon kjo? Dhe mbi të gjitha kush je ti në fund të gjithçkaje?

“Domethënë në këtë rast ti je një aksesor. Por femra nuk është një aksesor. Marrëdhëniet janë më të shëndetshme kur s’ke nevojë të jesh aksesor në një resort, në një makinë luksi, në një hotel. Nuk ke pse e shfrytëzon veten në këtë mënyrë kur ti mund të bësh gjëra shumë më serioze shumë më të qëndrueshme,” – thotë Halili.  

Ka shumë faktorë që po nxisin këta të rinj të zgjedhin një rrugë më të lehtë për të arritur qëllimet e tyre në jetë. Shoqëria duhet të luftojë këta shembuj negativë dhe t’iu ofrojë modelet e duhura të rinjve që ata ti ndjekin. Edhe përmes punës së ndershme një i ri mund të fitojë para, por në këtë rast ndryshe nga një punë ilegale kjo është dinjitoze.   

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER