Destinacion ju tregon Gjinarin mes natyrës madhështore dhe historisë së lashtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Destinacion nga Rezarta Delisula, në Euronews Albania shkon në Gjinar, një fshat i mbuluar nga bora në këtë periudhë të vitit. Gjinari ndodhet në Shpat në Elbasan, një zonë  që ka luftuar me shekuj kundër pushtimit.

Gjiniar ka marrë pamjen e fshatit turistik me bujtina dhe ofron ushqimin tradicional. Ka plot vizitorë që shkojnë për një drekë, por edhe që rrinë me ditë për të thithur oksigjenin dhe për të vizituar vendet e mrekullueshme që fshati ka.

Rrugës takojmë dy çiklistë që pavarësisht rrugës plot borë e akull kanë zgjedhur të ushtrojnë hobin që kanë. Aty ka një liqen që duket plot me kristale dhe që përdoret për piknik.

Aridian Bërdufi merret me turizmin në zonë dhe drejton grupin folklorik dhe ai do na shëtis në zonë. Ai na rrëfen për tradita dhe festat e zonës.

“Turisti varet kur vjen dhe çfarë është i interesuar, por gjen ecje, ushqime, pijet. Duhet përmend dhe alpinizmi, që ka dhe rrugë për këtë. Unë kam krijuar shtigje që janë shumë të bukura. Në Gjinër ka grup folklorik dhe kostumet i ka më të bukura në Elbasan dhe Shqipëri,” – tregon drejtori i turizmit.

Ne ju propozojmë dy guida, njëra është për ata që do kalojnë një ditë në zonë. Hyni nga fshati Shelcan ku ju vizitoni kishën fantastike të Shën Kollit dhe ka muarale të pikturuara nga Onufri. At Pali që shërben në këtë kishë prej 30 vitesh na tregon më shumë për kishën.

“Kjo kishë identifikohet më Shën Kollin dhe festohet çdo 20 maj. Është pikturuar nga Onufri dhe i biri Nikolla në vitin 1554. Ky muri i shenjtërorëve është prej muri dhe jo dërrase, ku ka dhe 12 apostuj,” – thotë At Pali.

Rrugës pas 7 km shfaqet një pemë shekullore që është monument natyre, dushku i Leshanit. Gjinarin e keni pranë dhe mund të porositini drekën aty pranë, ndërsa bëni një ecje në natyrë.

Guida e dytë është për ata që do kalojnë një natë në Gjinar dhe ditën e dytë mund t’ia kushtoni zonës së Shpanit, të shihni vendin ku lindi ikonografi  shqiptare Kostandin Oga dhe kisha e Shën Premtes. Rruga nuk është e mirë dhe duhet të ngjiteni në këmbë nëse nuk keni makinë të lartë.

Kisha e Shën Premtes është shpallur monument kulture në 1963 dhe aty ka piktura murale nga piktori i madh Onufri. Pranë kishës ndodhet dhe varri i Ogës, ku ka një faltore për shpirtin e tij.

Ky është një vend plot histori e vende të bukura dhe ndodhet shumë pranë Tiranës.

Etiketimet

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Ligjshmëria e zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja do t’i drejtohet Komisionit të Venecias

Pas një seance maratonë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë gjykimin për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Tashmë Gjykata Kushtetuese...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER