Largimet e padrejta dhe politike nga puna në administratën shtetërore, dëmi 130 mln euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dokumentari Unpublished në Euronews Albania, investigon largimet e padrejta të punonjësve nga administrata shtetërore dhe gjyqet që ata po i fitojnë njëri pas tjetrit shtetit. 90% e gjyqeve fitohen nga punonjësit, duke i shkaktuar kështu buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 130 milionë euro. Shifra është e përafërt, e mendohet të jetë më e lartë, pasi mungojnë të dhënat e sakta.

Vetëm në 2019 (pasi shifrat për 2020 nuk janë publikuar ende), departamenti i administratës publike referon për rritje të lirimeve nga puna në masën 57.7%. pjesa dërrmuese e tyre sipas raportit të DAP, janë me motivacionin ristrukturim I vendit të punës.

“Një mënyrë që përdoret më shpesh është ristrukturim, një mënyrë tjetër është dhënia e masave disiplinore abuzive me qëllim që ta ngarkojnë me masa disiplinore dhe të thonë që të thashë një paralajmërim dhe duhet të ikësh. Ka mënyra të tjera presion që iu thonë jep dorëheqjen, që mos të largojmë dhe ka raste që njerëzit thyhen dhe japin dorëheqjen. Keqpërdoren edhe punonjësit e tjerë që të certifikojnë veprimet e paligjshme në kurriz të një punonjësi tjetër, ndërkohë që nëse ata bëhen bashkë sot për të larguar dikë nesër mund t`i ndodhë njërit prej tyre. Duhet të mbrojnë njëri- tjetrin pasi mbrojtja sindikale mungon,” – tregon për Unpublished, në Euronews Albania avokati Jordan Daci, që ka mbrojtur një sërë punonjësish.

Sipas të dhënave të DAP, të publikuara në faqen zyrtare të tij 2019, është viti kur janë liruar nga puna 896 nëpunës civilë. Nga këta 428 kanë si arsye ristrukturimin e vendit të punës  dhe vetëm në 3 raste ka masa të vërteta për shkak të perfomancës jo të mirë të punonjësve në vendin e tyre të punës. Ky vit përkon me rotacionin politik në një pjesë të bashkive të vendit.

Gerti Shella, drejtues i Infocip jep detaje për studimin që kanë kryer në bashkëpunim me ekspertë të fushës, ku rezulton se dëmi që I bëhet buxhetit të shtetit, nga largimet e padrejta nga puna është kolosal. Ai vjen I mbartur ndër vite, pasi të gjitha kahet politike e kanë shfrytëzuar administratën publike si një strehë për përkrahësit e partisë në pushtet.

“Të dhënat i referohen një periudhe e cila fillonte nga viti 2013 për të ardhur gradualisht në vitin 2017 dhe kostoja e përllogaritur nga ekspertët tanë shkonte diku të 90 milion deri në 100 milion euro detyrime të mbartura nga shteti shqiptare për të paguar pikërisht ish të punësuarit e vet, persona të cilët kishin qenë pjesë e administratës publike dhe për një arsye apo tjetër ishin pushuar nga puna. Në 2016-2018 shteti lëvroi një buxhet për të shlyer këta punonjës që kishin fituar gjyqin. Këtu nuk janë përllogaritur shifrat e 2020 që nuk kanë dalë ende. Në një vit shuma mund të shkojë deri 20 milionë euro” – thekson Shella.

Unpublished, në Euronews Albania tentoi të merrte një reagim edhe nga DAP, por nuk kishte një të tillë.  

Etiketimet

Frika nga varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

Varianti Delta i COVID-19, shfaqur fillimisht në Indi vazhdon të përhapet. Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID-19,...

Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me...

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER