Pushimet në administratën shtetërore, për një vend pune po paguhen deri në pesë persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Largimet nga puna në administratën publike shoqërohen me një fenomen që po i shkakton buxhetit të shtetit dëme të pallogaritshme. Si po ndodh kjo? Dokumentari Unpublished në Euronews Albania zbërthen skemën e këtij fenomeni. Një punonjës pasi hiqet nga puna, hedh shtetin në gjyq.

Deri në përfundim të procesit gjyqësor, në vendin e tij punësohet një person tjetër. Por nëse punonjësi i parë fiton gjyqin me shtetin, ai duhet të rikthehet në detyrë. Në pamundësi për ta rikthyer aty ku vendi është i zënë ose ku është bërë ristrukturim i vendit të punës, të dy personat paguhen njëkohësisht për të njëjtin vend pune. Ekspertët pohojnë se kjo shifër ka pasur raste ka shkuar deri në pesë persona që paguhen për të njëjtin vend pune.

“Realiteti është që për disa pozicione të caktuara në nivel drejtorie ka disa raste ekstreme ku paguhen tre, katër apo edhe pesë veta njëkohësisht për të njëjtin vend sepse janë ky që ka qenë i fundit dhe ata të tjerët, që kanë qenë më përpara, që të gjithë kanë të drejtën për t’u kthyer si nëpunës civil dhe asnjë nuk është kthyer. Këta duhet të paguhen derisa të kthehen, ndërkohë që forca që merr kontratën rishtazi nuk është se zbaton vendimet e mëparshëm që të japë fund këtij zinxhiri, por dhe ai vetë e largon këtë të fundit që ka hyrë po prapë në mënyrë të diskutueshme. Dhe ndodh që rritet një person plus në pozicionin në fjalë,” – thotë avokati Jordan Daci për Unpublished në Euronews Albania.

Unpublished në Euronews Albania sjell një rast të tillë. Arben Shytaj është personazhi i emisionit, i cili tregon se kishte nisur të punonte pranë AKU-së, pas një eksperiencë gjashtë vjeçare te “Inspektorati i plehrave kimike” ku edhe ka qenë drejtuesi i atij Inspektorati. Pas katër vite punë në AKU, në vitin 2017 ndodhi largimi i tij nga puna.

“Unë kisha konflikt me përgjegjësen e sektorit ku punoja se kisha bërë disa procedura bashkë me kolegët të inputeve bujqësore të paligjshme siç është i famshmi silikon miksi, i cili ka bërë bujë në shtyp. Më të drejtën ligjore të ligjit të inspektimit dhe me njohuritë e mia së bashku me kolegun bëmë procedurat, që ju vumë paralajmërim bizneseve të vogla se gjetëm sasi të vogla silikoni dhe arritëm të gjenim furnizuesin, i cili kishte përgjegjësi për këtë produkt që gjendej në këtë farmaci bujqësore, por edhe për te të gjitha bizneset ku e kishte shpërndarë. Këtu ndërhyri shefja dhe më dërgon emali duke thënë se është përgjegjësi e rëndë të vendosësh paralajmërim, duhet të vendosje gjobë,” – rrëfen ish punonjësi i AKU-së.

Por kjo çështje nuk u ndal me kaq, pasi urdhërohet largimi i tij nga puna.

“Drejtori bëri letrat dhe jep urdhër të largohesha dhe në 26 tetor u pushova nga puna. Unë nuk e pranova dhe nuk ula kokën, por bëra kallëzim penal për shpërdorim detyre. Dhe te kjo padia kisha vendosur një precedent që tregonte për kontrabandën e pesticideve të pa certifikuara, të ndaluara. Gjykata mbylli çështjen edhe pse kishte një dokument të rëndësishëm që në 2014. Në 20 shkurt 2018 unë u pushova me motivacion shkelje shumë të rëndë se nuk kisha vënë gjobë, por paralajmërimi sepse kështu thotë ligji, por edhe në aspektin moral kështu fillohet proceduara,” – tregon ish punonjësi Shataj.

Z. Shataj nuk u dorëzua dhe pas largimit të padrejtë nga puna, ai fillon menjëherë të ngrejë padi për këtë shkarkim nga puna.

“I drejtohem Gjykatës Administrative në shkallë të parë dhe të dytë. Unë e fitova gjyqin në 2020 dhe këtë pas një kalvari vuajtjesh nëpër gjykata,” – thotë ish punonjësi i AKU-së.

Në këtë rast ashtu si në 90% të rasteve punëmarrësi fiton gjyqin.

“Vendimi i gjykatës ishte rikthim në punë në të njëjtin pozicion që kam pasur te AKU-ja ose në ndonjë institucion tjetër. Po marr shpërblim deri në rikthim nga puna, por pres zbatimin për kthimin në punë,”- shprehet ish punonjësi për Unpublished në Euronews Albania.

Në një reagim të tij me shkrim për Unpublished në Euronews Albania, institucioni i AKU-së thekson: “Ne për të zbatuar vendimin për kompensim financiar të z.Shytaj i jemi drejtuar ministrisë tonë, për të marrë autorizimin për pagesat. Përsa i përket rikthimit në punë të z.Shytaj, së pari AKU nuk është pjesë ë shërbimit civil, pasi ka dalë jashtë këtij shërbimi, së dyti nga komunikimet me institucionet e tjera brenda ministrisë dhe DAP z.Shytaj është në listë pritje dhe do sistemohet në një pozicion me status të nëpunësit civil dhe së treti sot AKU nuk ka ndonjë pozicion të lirë”.

Pra të gjitha këto pagesa për personat që largohen padrejtësisht nga puna dhe fitojnë gjyqin po përballohen nga buxheti i shtetit, rrjedhimisht nga secili prej nesh që është taksapagues i tij.  

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

Destinacion shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER