Adoleshenti për Unpublished: Si u bëra pjesë e botës së krimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Krimet e kryera nga të miturit në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme përgjatë vitit 2020, rreth 65% më shumë se në 2019. Dokumentari Unpublished në Euronews Albania, ka investiguar aktivitetin kriminal të fëmijëve, profilet e tyre si edhe tipet e krimeve në të cilat përfshihen. Pandemia duket se ka favorizuar implikimin e të miturve në vepra kriminale, bashkë me të rriturit.

“Nuk mund të themi se trendi i krimnalitetit ka pasur një linjë, pasi në vite të ndryshme ka pasur kurbë ndryshe. Nëse i referohemi vitit 2017 krahasimisht me 2018 kemi pasur një rritje prej 6.5% të të miturve autor të dyshuar për vepra penale. Ndërsa në vitin 2019 kemi pasur një ulje prej 11% të këtij numri. Ndërkohë gjatë vitit 2020 u vu re një rritje e madhë që ishte rreth 65% e të miturve autorë të dyshuar për vepra penale,” – shprehet shefja e sektorit për të mitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Silvana Alimadhi.

Personazhi i Unpublished, që dëshiron të mbetet anonim ka kryer veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike që në moshën 16 vjeçare. Ai tregon si i hyri kësaj rruge për shkak të shoqërisë së keqe me të cilin rrinte.

“Unë jam dënuar për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike dhe e kam nisur këtë kur isha 16 vjeç. Isha në kohën e adoleshencës dhe shoqëria e keqe bëri që unë të shkoja drejt asaj rruge. Ne ishim disa shokë në lagje dhe në shkollë. Me këtë vepër penale jam marrë 5 deri në 6 muaj, kohë që shënoi dhe momentin e arrestimit,”- rrëfen i mituri.

Për Unpublished në Euronews Albania, ai tregon se pas 6 muajsh që merrej më prodhim dhe konsumim të lëndëve narkotike u arrestua nga policia dhe këtu filloi kalvari i përballjes me drejtësinë dhe marrjes së përgjegjësisë për krimin e kryer.

“Arrestimi jonë qe i rastësishëm. Ne ishim dy veta dhe na ndaluan për verifikim në orën 12 të darkës. Ne kishim lëndë narkotike me vete, pasi e konsumonim dhe vetë.  Filluan kontrollin dhe kur na gjetën qesen, në fillim i thamë policisë që është çaj.  Në fillim besuan dhe shokut tim i thanë të largohej, ndërsa mua më mbajtën sepse nuk kisha kartën e identitetit me vete. Pa kaluar pak minuta, polici e thërret atë djalin, i cili nxjerr sërish qesen. Aty e morën vesh që ishte lëndë narkotike dhe na çuan në komisariat në orën tre. Aty na morën në pyetje e kujt është kjo, për çfarë e përdorni,” – rrëfen personazhi i akuzuar për përdorim dhe konsumim lëndësh narkotike.

Ky ishte vetëm hapi i pari i kalvarit, i cili vazhdon me procesin gjyqësor dhe aty personazhi jonë zgjedh shërbimin e provës para burgut.

“Prokurori më tha ke dy mundësi zgjedhjeje. Dëshiron një vit e gjysmë burg apo 3 vjet shërbim prove. Unë normal zgjodha 3 vjet shërbim prove, sepse jam shumë i vogël për burg,”- tregon I mituri për Unpublished në Euroneës Albania.

Arsyeja që e çoi drejt botës së krimit ishte shoqëria e keq. 

“As vetë nuk e kam kuptuar pse e bëra atë lloj vepre, por shoqëria e keqe ka të bëjë shumë. Shoqëria ime e quante këtë lloj gjëje si trimëri, por unë jam larguar nga ata. Më kanë gjykuar për krimin e kryer, por unë kam vazhduar jetën time,” – shprehet personazhi ynë.

Pas marrjes së vendimi i mituri shkoi te shërbimi i provës dhe ata i ofruan disa zgjedhje pasi ai ishte ende i mitur.

“Unë doja që të vazhdoja gjimnazin, por pavarësisht përpjekjeve për arsye specifike nuk u bë e mundur. Në momentin që shkolla nuk u bë e mundur një organizatë pranoi që unë të filloja një kurs. Më bënë shumë propozime, por unë zgjodha të bëhesha barist,” – thotë i mituri.

Pas përfundimit të provës personazhi ynë ka plane për të ardhmen. Ai dëshiron që profesionin e tij ta ushtrojë jashtë shtetit. 

“Do të doja që aktivitetin tim ta vazhdoja jashtë shtetit sepse këtu nuk ka shumë lokale që marrin fillestar. Edhe pse unë nuk jam fillestar, por duhet shumë punë për këtë lloj profesioni, barist,” – tregon personazhi ynë.

Në fund të intervistës për Unpublished në Euronews Albania, ai shprehet se nuk do i kthehet më kurrë jetës së mëparshme.

“Nuk mendoj ti kthehem më kurrë asaj jete. Nëse do të isha sërish duke u marrë me atë lloj gjëje unë do të isha në burg. Nëse nuk do të ishte shërbimi i provës dhe njerëzit e tjerë që më kanë ndihmuar, unë do të isha sërish i asaj fushe,” – rrëfen i mituri. 

Etiketimet

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER