Unpublished/ Vjedhjet, krimi numër një në listën e të miturve të arrestuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përfshirja e të miturve në botën e krimit nuk është diçka e re. Krimi nuk ka moshë dhe mund të nisë që në moshën 10-vjeçare dhe të vazhdojë edhe gjatë adoleshencës apo rritjes së personit që kryen vepra penale.

Shumica e të miturve që kryejnë krime janë përsëritës në shkeljen e ligjit, thekson dokumentari Unpublished në Euronews Albania. Por cila është tiplogjia e të miturve që përfshihen në vepra penale?

“Në përgjithësi janë fëmijë që vijnë nga familje me probleme sociale, prindër të divorcuar, fëmijë nga familje të varfra ekonomikisht. Karakteristikat kryesore të të miturve në konflikt me ligjin dhe përgjegjës të akteve deviante janë mosrrespektimi i rregullave, indiferenza në raport me pasojat e sjelljes, mungesa e reflektimit ndaj xhestit i cili neutralizohet, një histori vështirësish në të nxënë, dështim akademik që mund të fillojë që në shkollën fillore, paqëndrueshmëri familjare, cilësi e dobët e marrëdhënieve të ngushta, koha e lirë jo e strukturuar në veprimtari rekreacioni  dhe frekuentimi më i madh me shoqëri prokriminale”,  thotë zv.drejtoresha e Drejtorisë të Përgjithshme të Burgjeve, Klotilda Karaci.

Sipas zv.drejtoreshës të DPB Klotilda Karaci krimet që kryhen më shumë nga të miturit janë vjedhjet.

“Krimet që kryhen më shumë sipas neni 134, 134/1, 134/2 të Kodit Penal, janë “Vjedhjet” dhe “Vjedhjet në bashkëpunim”, – tregon zv.drejtoresha Klotilda Karaci.

Psikologia e Institutit të të Miturve në Kavajë Silvi Alla tregon se këta të mitur që vuajnë dënimin aty shkojnë në shkollë si bashkëmoshatarët e tyre dhe kanë ambiente brenda institutit për të kaluar kohën e lirë.

“Fëmijët që janë në institut shkojnë çdo ditë në shkollë dhe pas shkollës kryejnë aktvitete të ndryshme si leximi në biblotekë apo lojra të ndryshme fizike. Kemi pasur fëmijë që kanë qenë analfabetë kur kanë ardhur tek ne, por që me punë i kemi bindur të arsimohen. Ne si institut mundohemi ti integrojmë në shoqëri, që ata pas daljes nga institute të vazhdojnë jetën si qytetarët e tjerë,”- thotë psikologia Silvi Alla për Unpublished, në Euronews Albania.

Dhënia e dënimeve alternative është një nga format më të përdorura sot në botë për personat që kryejnë krime që kategorizohen të lehta. Në Shqipëri këto dënime ndiqen dhe monitorohen nga shërbimi i provës.

“Mund të jetë çfarëdolloj personi që mund të kryej këtë shërbim prove, i cili ka kryer një vepër penale e cila dënohet me më pak se 7 vite burgim. Ky është kushti ligjor le të themi. Disa nga dënimet alternative që jepen janë qëndrim në shtëpi i cili është për një periudhë kohe, që e cakton gjykata dhe shërbimi i provës e mbikëqyr këtë nëpërmjet vizitave, gjysmë liri ku gjatë natës ai qëndron në burg në institucionin e ekzekutimit dhe gjatë ditës është i lirë për aktivitete të ndryshme, që mund të jenë shkollimi apo punësimi. Lirimi me kusht është një tjetër dënim alternativ”, shprehet për Unpublished në Euronews Albania, specialist i shërbimit të provës Almir Xhangolli.

Lexoni gjithashtu: 

Adoleshenti për Unpublished: Si u bëra pjesë e botës së krimit

Etiketimet

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER