Balkan Talks | Shqiprim Arifi: Duam të jemi pjesëmarrës në dialogun Kosovë-Serbi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Balkan Talks në Euronews Albania kthen vëmendjen tek realiteti kompleks në Luginën e Preshevës. Shqiprim Arifi kryetar i Luginës tregon se si ka ndikuar fitorja e Vetëvendosjes në Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc.

“Ka qenë fitore spektalore fitorja e Vetëvendosjes, por për mua ka qenë e llogaritur si pasojë e partive të vjetra dhe ishte e pritshme. Ndodhi e njëjta gjë si me ne, ku në 2017 na shkarkuan dhe një vit më vonë i kemi përmbysur në zgjedhjet e reja. Pas shkarkimit e kam uruar për fitoren Kurtin se e dija që do fitonte zgjedhjet e ardhshme,”- thotë kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Z.Arifi mendon se kjo fushatë solli më në fund vëmendjen te Lugina e Preshevës.

“Pas një fushate intensive duke kritikuar për mënyrën e politikës dhe nevoja për ta aktualizuar temën e Preshevës, ajo që kemi parë në fushatë është reflektimi. Ne duam që Presheva mos bëhet një Çamëri e dytë,” – shprehet për Balkan Talks kryetari Arifi.

Mungesa e vendosjes së çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë ka sjellë diskriminim të vazhdueshëm për shqiptarët aty sipas Shqiprim Arfit.

“Kjo është temë tabu dhe shqiptarët janë diskriminuar prej 30 vitesh. Ne e kemi të përditshëm diskriminimin dhe ka munguar reagimi e strategjia nga qeveria në Kosovë dhe Shqipëri. Ne jemi të çuditur nga vëllezërit tanë në Shqipëri, që nuk ka pasur reagime më parë për Luginën e Preshevës,” – rrëfen kryetari i Alternativës Shqiprim Arifi.

Gjatë intervistës kryetari Shqiprim Arifi tregoi se shqiptarët e Luginës duan që të kenë një përfaqësues gjatë dialogut me Serbinë.

“Tema është aktuale dhe është pjesë e dialogut dhe ne duam të jemi pjesëmarrës që të tregojmë perspektivën e jetuar,” – tregon për Balkan Talks në Euronews Albania z.Arifi.

Etiketimet

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

4 atraksionet që ja vlejnë të vizitohen gjatë qëndrimit tuaj në Pukë

Prej kohësh Puka është kthyer në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj që kërkojnë të shijojnë, natyrën, borën,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER