Balkan Talks | Shqiprim Arifi: S’duhet të bëjmë pazare territoresh me Serbinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tregoi për Balkan Talks në Euronews Albania se ata kanë tre kushte të cilat duhet të zbatohen nga Kosova dhe Serbia për sa i përket dialogut.

“Ne besojmë që të mos ketë shkëmbim territori dhe veriu i Kosovës është pjesë e jona. Ne duhet të kemi strategjitë tona dhe s’kemi pse bazohemi të pëlqimet e Beogradit nuk duhet të bëjmë pazare me të. Po bëmë dialog atëherë humbasim,” – thotë kryetari i Alternativës Shqiprim Arifi.

Sipas z.Arifi pazaret për territore do të sillnin hapjen e konflikteve të tjera.

“Nuk është e logjikshme të bëhet shkëmbimi pasi hapet pazari i Bosnjës, Maqedonisë së Veriut etj.. Përflitet hajde e ndajmë Preshevës rreth hekurudhës, një pjesë në Serbi një pjesë në Kosovë. Ne jemi radhit te politika evropiane, e cila ka qenë më të njëjtat kushte si ne pa ndryshim kufijsh dhe pazare,” – rrëfen kryetari Shqiprim Arifi.

Z.Arifi pret që z.Kurti t’i dërgojë ftesën për të qenë pjesë e dialogut Serbi-Kosovë.

“Unë e pres kërkesën që të jemi pjesë e delegacionit të dialogut dhe të kemi takime e negociata për të krijuar strategjinë,” – tregon Shqiprim Arifi për Balkan Talks në Euronews Albania.

Gjatë intervistës z.Arifi tregoi se pavarësisht përçarjes me partitë e tjera shqiptare, përsa i përket dialogut janë bashkë.

“Nuk është e jashtëzakonshme përçarja, pasi e shohim kudo këtë në Shqipëri dhe Kosovë ka përçarje si te ne. Në këtë pikë jemi të unifikuara, që të ketë një përfaqësues në delegacion. Shoh dritë dhe shpresa është e vetmja që na ka mbetur dhe do luftojmë për këtë,” – rrëfen z.Shqiprim Arifi.

Lexoni gjithashtu:

Balkan Talks | Shqiprim Arifi: Duam të jemi pjesëmarrës në dialogun Kosovë-Serbi

Etiketimet

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

4 atraksionet që ja vlejnë të vizitohen gjatë qëndrimit tuaj në Pukë

Prej kohësh Puka është kthyer në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj që kërkojnë të shijojnë, natyrën, borën,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER