Destinacion udhëton në Rrajcën e traditës së valleve dhe kostumeve popullore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kishim dëgjuar shumë për këtë vend të vogël rrëzë Qafëthanës, për toponimet që lidhen me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, për mikpritjen e vendasve, dhe për shpellën eremite, ndaj vendosëm ta kthejmë në destinacionin tonë të radhës.

Përrenjasi është destinacioni i radhës, në Euronews Albania nga Rezarta Delisula, një qytet i ri, i ndërtuar prej minierës që ndodhet aty pranë dhe që dikur, furnizonte tregjet e huaja me hekur-nikel. 

Ka shumë vende për tu vizituar në Përrenjas por në këtë udhëtim ne do të shkojmë në Rrajcën etnike.

Profesor Vladimir Diko do të na tregojë për historinë e qytetit të minatorëve.

“Fjala ‘Përrenjas’ si toponim vjen nga fjala përrenj dhe në drejtshkrim është shkruajtur me ë. Ka qenë fshati vendi ku është ndërtuar qyteti dhe në vitin 1958 filluan banesat e para. Vetëm qyteti i Përrenjasit e Pishkashi ka pasur nëntë mijë puntorë miniere dhe kjo industri lindi këtë qytet,”- tregon profesori Vladimir Diko.

Pas bisedës me të, marrim rrugën për në Shkallën e Skënderbeut që ndodhet mbi 1000 metër mbi nivelin e detit dhe është 11 kilometër larg qendrës.

Shkalla e Skënderbeut është fill pas fshatit Shën Koll, pa hyrë në fshatin Damjan apo siç quhet sot Skënderbej. Një kamare e vjetër i ka rezistuar kohës ndërsa banorët kanë sajuar me gurë shpatën dhe përkrenaren e tij.

Nëse vjen në Rrajcë do shohësh se në cdo shtëpi kërcehet vallja karakteristike dhe unike e vendit.

Valter Hana është koreografi që mëson këta fëmijë të vegjël dhe tregon më shumë për vallet që ka Rajca.

“Të veçantë Rrajcën e bën vallja e vet, e cila quhet Vallja e Rrajcës ku është e ndërthurur bashkë me ritualin në Rrajcë. Disa nga vallet më të vjetra dhe autoktone që janë në Rrajcë, janë Vallja e Vdekjes e cila është një valle rituale. Valle tjetër është Vallja e Thikave e cila kërcehet në konak të burrave, pastaj kemi Vallen Feta e Hudhrës ku rrajcari e krahason njeriun në kërcimi më të lehtë se feta e hudhrës, por ka më shumë valle se këto që përmenda,” – thotë koreografi Valter Hana për Destinacion në Euronews Albania.

Është gati në të ngrysur dhe ne do të shkojmë për të parë kostumet popullore që qepen me mjeshtëri nga Vase Dashi.

“Rrobat e Rrajcës ka rroba për çunat pra kostume popullore për ta. Unë i punoj të gjitha vetë dhe gjithashtu bëj çorape, breza për nuse edhe shami për nuse,”- shprehet artizanja Vase Dashi.

Gratë e fshatit bashkëpunojnë për të realizuar kostumet duke shkëmbyer pjesë të tyre.

Të befasur nga mikpritja e kësaj familjeje dhe nga historia e zonës, nisemi për në Tiranë, duke mbartur me vete shijen e mirë që na la ky fshat i vogël por me shumë traditë.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER