Vrasje mafioze për 2 mijë euro, lidhjet e krimit me biznesin dhe politikën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dokumentari Unpublished në Euronews Albania hulumton mbi vrasjet mafioze që po tronditin vendin, vështirësinë e institucioneve për t’i parandaluar apo më pas zbuluar ato, por mbi të gjitha lidhjen që kanë këto vrasje me biznesin e politikën.

Vetëm në javën e fundit kanë ndodhur dy vrasje mafioze, njëra në mes të ditës në zonën ku ka më shumë lëvizje dhe një nga më të mbrojturat në Tiranë dhe tjetra ndodhi dje përballë Gjykatës së Apelit në qytetin e Vlorës.

Por edhe viti 2020 nuk ka qenë një vit i mirë në suksesin ndaj krimit të organizuar. Me dhjetëra ngjarje kriminale janë shënuar edhe pse një vit pandemie.

“Natyrisht që viti 2020 ka qenë një vit shumë i vështirë. Ka pasur një ulje dhe është e vërtetë që në një vit ka pasur rreth 450 vepra penale. Sa i përket ngarkesës që i është dashur të mbajë mbi supe policia, ka qenë shumë e madhe, kjo edhe si pasojë e pandemisë,” – deklaron drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Është shqetësues fakti se si ekzekutime të tilla vijojnë të kryhen pa më të voglin hezitim të autorëve edhe pse rrethanat apo numri i atyre që mund ta shohin skenën nuk i favorizon.

“Momenti i vrasjes në mes të ditës dhe fakti si realizohen vrasjet mua më shqetëson. Nëse analizojmë vrasjen e fundit në Tiranë, do të thotë që autori është një njeri, që ka përgatitje psikologjike, teknike për të kryer këtë lloj vrasje, aq me tepër kur hyjmë të vrasësit me pagesë që bëhet akoma më shqetësuese. Ne kemi në gjykatë, që thonë paguhesha 30 mijë euro për një jetë njeriu. Imagjino çfarë situatash jemi për sa i përket vrasësve. Vrasjet të tipit mafioz janë rritur dhe kemi vrasjen e Mirditës, Durrësit, Fierit dhe Tiranës e Vlorës, që janë të tipit mafioz dhe janë të denjë për skenarë te filmat e Hollywood”, – shprehet ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj.

Sipas Jaupit shumë autorë krimesh dihen nga policia, por problemi më i madh është gjetja e provave dhe fakteve të pakundërshtueshme nga gjykatat.

“E vërteta është që ka ngjarje që megjithëse punohet shumë, nuk arrihet në dokumentim ligjor. Në rrugë operative apo në informacion e të ndryshme policore ne mund të kemi emra të caktuar, por vënia para drejtësisë bëhet vetëm me prova ligjor, jo me informacione policore. Në vazhdimësi edhe për ato ngjarje që kanë ndodhur do të kemi edhe emra konkretë si për autorë”- pohon për Unpublished në Euronews Albania, Jaupi.

Ekspertët shohin një lidhje të fortë mes këtyre vrasjeve mafioze të kohëve të fundit dhe politikës. 

“Fajtor kryesor është politika dhe duhet të jemi të qartë që kur them politika janë ata që kanë pushtetin se ata kanë mekanizmin për të bërë krimin. Ata që kanë pushtetin janë të inkriminujar deri te veshët se opozita s’ka mekanizëm të mbrojë krimin. Marrim rastin e pastrimit të parave, që futen në Shqipëri pa një vendim politike dhe s’ka hetim për hyrjen e tyre. Kemi arritur në një fazë ku përdoret vetëgjyqësia nga biznesmenët kur nuk zgjidhen problemet në institucionet. Ka plot biznese që rëndohen se punojnë në mënyra të ndershme. Për vrasjen e biznesmenit buzë Lanës mund të kemi konflikte për shkak të biznesit, por duhet të presim hetimet dhe kishte të dhëna që ishte i dënuar për trafik droge jashtë Shqipërisë,”- thotë ish drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj.

Por është akoma më shqetësues fakti që këta kriminelë lihen të lirë edhe pse ka pasur që janë dënuar me burgim të përjetshëm.

“Është një fenomen mjaft shqetësues, pasi ne jemi dëshmitarë të lirimit të kriminelëve, madje të dënuar edhe me burgim të përjetshëm, dhe që kanë dalë dhe përveçse janë të lirë, kanë riaktivizuar grupet e tyre kriminale dhe vazhdojnë punën të pa shqetësuar,”- tregon ish-drejtuesi i policisë Ilir Gjoçi.

Lirimi i këtyre kriminelëve ndodh gjatë fushatave zgjedhore sipas ish drejtuesit të policisë Ilir Gjoçi.

“Kjo lidhet kryesisht me korrupsionin në fushën e drejtësisë, por edhe të ndikimit të pushtetit për të bërë të mundur lirimin e tyre, pasi këta personazhe ndër vite janë përdorur edhe në fushata zgjedhore. Ka pas raste që janë liruar edhe nga policia” – shprehet ish drejtuesi i policisë Ilir Gjoçi për Unpublished në Euroneës Albania.

Shpesh viktimat njihen si biznesmenë në sipërmarrje të ndryshme. Ndaj është shqetësues fakti se si paratë e krimit po investohen në ekonominë shqiptare.

“Ky është një fenomen mjaft shqetësues kohët e fundit dhe këtë nuk e them unë, por e thonë të gjitha raportet ndërkombëtare. Madje edhe raporti i fundit i ‘Departamentit të Shtetit’ e cilësonte si një fenomen mjaft shqetësues pastrimin e parave.

Investimi i parave të krimit bëhet kryesisht në ndërtim, në hoteleri turizëm dhe në ato fusha ku qarkullohen shumë para. Ne kemi parë që në kulmin e krizave si e tërmetit apo e pandemisë, ne Shqipëri e kryesisht në Tiranë lulëzon ndërtimi i gradaçelave- thekson Gjoçi.

Në Shqipëri po ndodhin gjithnjë e më pak “vrasje për motive banale”, pasi motivet e vrasjeve janë të shtrira në disa shtete dhe përfshijnë grupe kriminale të cilat kanë një të kaluar në luftë mes tyre. Këto vrasje janë të mbuluara nëpërmjet pastrimit të parave në biznese duke përfshirë institucionet e drejtësisë, politikën dhe duke bërë që këto vrasje mafioze të mbeten, “kronika të një krimi të paralajmëruar”.

 

Etiketimet

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Ligjshmëria e zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja do t’i drejtohet Komisionit të Venecias

Pas një seance maratonë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë gjykimin për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Tashmë Gjykata Kushtetuese...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER