Aparati i identifikimit masiv të fytyrës, i përket shteteve policore dhe duhet të sanksionohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Prill, BE-ja do të bëhet forca e parë globale që do të përpilojë një plan të detajuar për krijimin e një enti rregullator  që sanksionon inteligjencën artificiale, përfshi një legjislacion që parashikon përdorimin e teknologjive survejuese biometrike, si pajisjet e identifikimit masiv të popullatës.

“Teknologjitë biometrike mbledhin të dhëna që janë unike për trupin apo sjelljet tona, të cilat zbulojnë informacione sensitive rreth individualitetit tonë. Më shumë se gjysma e shteteve anëtare të BE i përdorin pajisjet e identifikimi të fytyrës, në një mënyre që bie ndesh me rregulloren mbi të drejtat e njeriut,” thotë EDRi (Grupi Europian në Mbrojte të të Drejtave Digjitale).

Paçkas promovimit të tyre si zgjidhja më e lehtë ndaj krimit, në realitet, këto teknologji invazive shpesh bazohen mbi themele diskriminuese dhe joshkencore. Ato shpërndahen nga njerëz që duan të luajnë rolin e Zotit dhe sjellin përfitime vetëm për kompanitë teknologjike që i shesin ato.

Qeveritë tona po lejojnë formimin e kushteve ideale për mbikëqyrjen masive anti-demokratike të popujve të tërë.

Me naivitet, në rastin më të mirë, qeveritë tona po lejojnë formimin e kushteve ideale për mbikëqyrjen masive dhe anti-demokratike të popujve të tërë. Tashmë, Europianët po ngrihen – lëvizja Rikupero Fytyrën Tënde ka nisur peticionin mbarë-Europian për të bindur institucionet e BE të ndalojnë përdorimet e dëmshme të këtyre teknologjive.

Edhe pse teknologjia e identifikimit të fytyrës ka ekzistuar prej disa dekadash, vitet e fundit po tregojnë një rritje të kërkesës nga forcat policore apo Këshillet e mbetur pa para dhe fonde, për të automatizuar procesin e identifikimit të personave “të dyshimtë” duke përdorur këto pajisje që regjistrojnë dhe analizojnë mimikat e fytyrës, shprehitë vokale, lëvizjet trupore dhe sjelljet e dikujt.

Më herët këtë muaj, Gjykata më e lartë e BE-së, shqyrtojë një çështje kontroverse rreth poligrafëve të vënë në punë nga Inteligjenca Artificiale, pjesë e një projekti të quajtur iBorderCTRL. Deputeti Europian, Patrick Breyer ka hedhur në gjyq Komisionin Europian për shkak të këtij projekti pilot të financuar nga vetë BE në periudhën 2016-2019. Sipas Komisionit, projekti kishte për qëllim të përshpejtonte verifikimin e personave me nacionalitet jashtë vendeve të BE-së që udhëtonin për në vendet e BE. Në fakt, ata kanë përdorur një teknologji, te cilën shkencëtaret e kanë quajtur ‘një spekulim që nuk funksionon’, e cila bën një analizë invazive biometrike të emocioneve të dikujt, që shtetet e kanë përdorur për të vendosur nëse dikush meriton të fitojë të drejtën për të udhëtuar ose jo.

iBorderCTRL dhe të tjera projekte të ngjashme të financuara nga BE, janë kritikuar për fshehtësinë me të cilën janë drejtuar këto eksperimente, që dyshohet të kenë shkelur të drejtat themelore të njeriut. Ato janë kritikuar gjithashtu për përfshirjen në këto strategji kontrolluese të migracionit, që po bëhen gjithnjë e me johumane, si dhe për shkeljen e “lirive kognitive”. Një shembull i ngjashëm mund të shihet në Holandë, ku autoritetet po përdorin një teknologji biometrike për të parashikuar nivelin e agresivitetit tek një person.

Ne jemi dëshmitarë të këtyre shpenzimeve marramendëse që autoritetet po ndërmarrin për këto teknologjie biometrike, vetëm e vetëm si një rrugë e shkurtër dhe mënyrë e shpejt për të zgjidhur problemet tona sociale. Po e bëjnë gjithë këtë në vend që të investojnë në edukim, mirëqenie apo në vend që të krijojnë besim ndërmjet komuniteteve, të cilat do të ishin metodat më efektive për të ulur krimin dhe mundësuar akses të njëjtë dhe mundësi të barabarta.  

Këto teknologji do ta përkeqësojnë diskriminimin ekzistues ndaj njerëzve me ngjyrë, njerëzve me aftësi të kufizuara si edhe grupeve të tjera të margjinalizuara.

Shkencëtaret kanë ngritur zërin tashmë, rreth prezencës së natyrshme të diskriminimit strukturor brenda këtyre sistemeve biometrike. Studimet tregojnë se algoritmet që analizojnë fytyrën, vazhdimisht e gjykojnë një fytyrë të zezë si shumë më të mërzitur dhe kërcënuese se sa një fytyrë të bardhë. Ne gjithashtu e dimë tashmë se sistemet biometrike janë të dizajnuara duke u bazuar në një fytyrë apo trup “neutral”, që përjashton njerëzit me aftësi të kufizuar apo çdokënd që nuk konformohet ndaj normave arbitrare.

Përmbytja e rrugëve, super-maketeve apo parqeve tona me këto teknologji do të rrisë diskriminimin ekzistues kundrejt njerëzve me ngjyrë, me aftësi te kufizuara apo grupeve te tjerë të margjinalizuar. Dhe në vend që të jenë të diskutueshme, këto praktike do të jenë të fshehura nën petkun e autoriteteve pseudo-shkencore dhe ‘tej-dukshmërisë së qëllimshme’.

Policia Londineze, për shembull, pretendon se identifikimi i fytyrës nuk përdoret kurrë si metoda e vetme për të marrë një vendim përfundimtar. Ama, një studim nga Universiteti i Essex tregon se njerëzit janë psikologjikisht të dekurajuar ndaj kundërshtimit të vendimeve të marra nga Inteligjenca Artificiale si pasojë e punës së madhe që duhet për ta përgënjeshtruar. Me pak fjale, “Kompjuteri thotë jo.”

Teknologjia e injoron faktin që shprehitë dhe emocionet variojnë ndjeshëm ndër kultura apo individ të ndryshëm.

Duke pretenduar se dinë atë që njerëzit mendojnë apo atë që ata do të bëjnë në të ardhmen, gjeneratat më të fundit të këtyre sistemeve biometrike po na shtyjnë drejt një sistemi policor, të cilit teknologjia i mundëson patrullimin e mendimeve.  Me anë të eksperimenteve që “lexojnë mendjen” si iBorderCTRL, BE-ja po legjitimon pseudo-shkenca të lëkundshme dhe po i hap dyert parashikimeve gjithnjë-e-më-invazive biometrike. Kjo teknologji e injoron totalisht faktin se shprehitë dhe emocionet variojnë ndjeshëm si në një nivel kulturore edhe në atë individual. Zbulimi biometrik i dyshueshmërisë, në të kundërt e detyron këdo të sillet sipas një standardi teknologjik arbitrar.

Qeveritë po hapin Kutinë e Pandorës, duke ja lejuar vetes  të shpërndajnë kontrollin e tyre jo vetëm mbi gjithçka që ne bëjmë por edhe tek skutat më të thella të mendimeve tona, dhe të gjithë këtë do të mund ta përdorin për të vendosur mbi pafajësinë apo fajësinë tonë, të cilën do ta parashikojnë në bazë të disa të dhënave biometrike. Këto pajisje dhe praktika janë ëndrra e çdo shteti policor dhe përfaqësojnë anti-tezën e “shtetit të së drejtës”. Por ne kemi një mundësi për ta ndaluar këtë përpara se të përhapet në të gjithë shoqërinë tonë.

Historia nuk mund të na jepte një paralajmërim më të qartë rreth asaj që ndodh në shoqëritë që ndahen dhe kthehen kundra njëra-tjetrës në bazë të atij që paragjykohet si ‘karakter i dyshimtë”.  

Fushtata Europiane ‘Rikupero Fytyrën tënde’, që mbështetet nga EDRi, po bën thirrje për ndalimin një herë e përgjithmonë të mbikëqyrjes biometrike masive si iBorderCTRL. Peticioni i ngritur prej saj sot, i cili shpresohet se do të mbledhë 1 milion firma, ka për qëllim të promovojë një të ardhme, në të cilën njerëzit nuk do të ndahen në bazë të mënyrës se si duken, fesë së tyre, seksualitetit, aftësive të kufizuara si dhe faktorëve të tjerë që diversifikojnë identitetin tonë. Historia nuk mund të na jepte një sinjal më të qartë rreth asaj që mund të ndodhë me shoqëritë, kur ato ndahen dhe kthehen kundra njëra-tjetrës në bazë të modelit të “njeriut të dyshimtë, abnormal apo kontrovers”.

Shtetet e BE-së do të duhet të vendosin nëse përdorimi i Inteligjencës Artificiale do të rregullohet dhe sanksionohet ligjërisht apo jo. Si kontinenti i parë që konsideron sanksionimin dhe ndryshimin e legjislacionit mbi këto teknologji që po lëvizin me një shpejtësi kilometrike, Europa ka fuqinë dhe shansin për të vendosur një shembull model global duke ndaluar si fillim, çdo lloj praktike të mbikëqyrjes biometrike masive.

Kjo do të na e mundësonte të gjithëve të shijonim prezumimin e pafajësisë, të lirë nga gjykimet e disa makinerive që na zhveshin nga dinjiteti, që na dhunojnë integritetin fizik dhe psikologjik si dhe kërcënojnë liritë tona demokratike. Ju lutemi të #ReclaimYourFace/#RikuperoniFytyrënTuaj bashkë me ne.

 

Etiketimet

Ramos i jep lamtumirën Realit, ish-kapiteni i “Blaugranëve” përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës

Sergio Ramos nuk arriti t'i përmbante lotët teksa i dha lamtumirën klubit të Real Madridit, pas 16 sezonesh të shpenzuar në “Santiago Bernabeu”, duke...

Buffon rikthehet te Parma, ish portieri i Juventusit ka nënshkruar kontratë me klubin Emilian

Gianluigi Buffon rikthehet te klubi italian i Parmës pas 20 vitesh. Klubi Emilian, që do garojë në Serinë B sezonin e ardhshëm, ka zyrtarizuar...

Nadal heq dorë nga Wimbledon, tenisti spanjoll konfirmoi mospjesëmarrjen edhe në Tokyo 2020

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos marrë pjesë në turneun e Uimbelldon, që nis më 28 qershor në Londër si dhe në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER