A ka faj taksimi tek largimi i trurit jashtë vendit?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dëgjojmë shpesh në debate publike që Shqipëria vuan më tepër se vendet e rajonit largimin e trurit jashtë vendit dhe fajin midis të tjerave e ka taksimi progresiv dhe niveli i larte i barrës fiskale mbi punësimin. Kemi dëgjuar edhe që investitorët e huaj shkojnë në vendet e tjera të rajonit sepse ne taksojmë më shume së ata punësimin duke rritur kostot e personelit për biznesin.

Duke qenë se shpesh merren si shembull vendet e rajonit për taksat e ulëta që na konkurrojnë, në grafikun më poshtë janë krahasuar 3 konkurrentet kryesore rajonal duke analizuar taksimin dhe sigurimet mbi pagat të cilat rëndojnë mbi punëmarrësin dhe punëdhënësin. Jo vetëm kaq por këto vende trajtojnë fiskalisht njëlloj si pagat edhe të ardhurat nga vetë-punësimi, fermerët dhe royalties kurse ne ose i kemi përjashtuar nga tatimi ose i taksojmë vetëm 15%. Pra ne kemi krijuar hapësira ligjore (me dashje ose nga padija) qe çdo punonjës të shndërrohet në të vetë-punësuar dhe mos paguaje tatime duke kursyer edhe sigurimet e punëdhënësit. Por kjo veçori nuk është përfshire në këtë analizë.

Për analizë kemi marrë ngarkesën fiskale mbi pagën mesatare, 2fishin e pagës mesatare dhe 4fishin e pagës mesatare të çdo vendi.

Siç mund te shihet Shqipëria ka ngarkesën më të ulët fiskale në tërësi. Gjithashtu duke pasur një nivel maksimal të ulët për llogaritjen e sigurimeve shoqërore politika fiskale shqiptare sillet në mënyre regresive duke filluar nga paga mbi 1.075€/muaj. Kjo është edhe një nga arsyet përse skema jonë e sigurimeve është deficitare. Ndërsa vendet e tjera vazhdojnë progresivitetin: Maqedonia deri 9.370 €/muaj, Mali i Zi deri 4.440 €/muaj, dhe Serbia pa limit, duke taksuar trurin. Kudo që shkon truri jonë me siguri taksohet shumë më tepër se këtu. Serbia mban rekordin rajonal për nivelin e larte dhe për progresivitetin e ngarkesës fiskale, pasuar nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Nga ana tjetër paga mesatare në Shqipëri është më e ulëta në rajon. Kjo ndikon edhe tek paga neto që një punonjës në Shqipëri çon në familje, e cila për secilën nga nivelet e pagave më sipër, është mesatarisht sa 95% e asaj në Maqedoninë e Veriut, 58% e asaj në Malin e Zi dhe 60% e asaj në Serbi.

E pra, nuk është taksimi shqiptar fajtor për ikjen e trurit jashtë vendit por është paga e ulet dhe faktorë te tjerë si p.sh., zbatimi i ligjit, prona, dhe shërbimet publike.

Shërbimet publike përveç problemeve me eficencën, vuajnë edhe nga një buxhet i ulët (psh. buxheti për shëndetësi përpara pandemisë në Shqipëri ishte rreth 6,2% e PBB-s, kurse në Serbi 9,1%). Buxheti është i ulet sepse të ardhurat tatimore në raport me PBB janë të ulëta krahasuar me vendet e rajonit. Te ardhurat tatimore janë të ulëta sepse barra fiskale është e ulët dhe sepse

informaliteti është i larte (1/3 informal në Shqipëri kundrejt 1/5 ne Serbi). Por informaliteti i larte nuk vjen si shkak të barrës fiskale pasi siç mund te shihet me sipër ajo nuk është e larte.

Pra, duke përjashtuar pagat e ulëta dhe gjithë faktorët e tjerë, taksimi i ulet dhe përjashtimet e panumërta nga taksat janë fajtor për largimin e trurit jashtë vendit.

Nëse një force politike premton që do rrisë pagat dhe pensionet, ndihmën sociale, buxhetin për shëndetësi dhe arsim, apo përmirëson gjithë shërbimet publike në tërësi, ajo do ketë gjithë mbështetjen të kërkojë heqjen e përjashtimeve dhe rritje taksash duke siguruar gjithmonë transparencën, neutralitetin dhe barazinë e tyre. Kështu rritet edhe morali i taksave.

Por nëse një forcë politike premton të gjitha këto më sipër por nga ana tjetër premton uljen e taksave (sepse nuk ka besim tek roli i shtetit qe ajo vetë do drejtojë) ath. ajo bëhet e pabesueshme në premtimet e saj dhe nuk bën gjë tjetër veçse dëmton rëndë moralin e taksave.

 

 


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER