GI: Shqipëria një nga nyjet kyçe të përpunimit dhe transportit të drograve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një raport i fundit i Global Initiative për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave gjatë vitit 2020 tregoi se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë aktorët kryesorë në biznesin global të drogës.

Sipas këtij raporti tregohet se Shqipëria gjatë vitit 2020 u rendit si prodhuesi më i madh i kanabisit në Ballkanin Perëndimor dhe një nga nyjet më të rëndësishme në Rajon për përpunimin dhe transportin e dograve të forta, si heroina dhe kokaina, nga Lindja drejt Perëndimit.

Ka prova që sugjerojnë se portet e Adriatikut në Shqipëri dhe Mal të Zi (si Durrësi dhe Tivari) janë përdorur për të importuar dërgesa të mëdha kokaine, të fshehura zakonisht në dërgesat e frutave.

Sipas vlerësimeve të Qendrës së Kombeve të Bashkuara për Monitorimin e Drogave (UNODC), rreth 60 deri 65 ton heroinë transportohen përmes Europës Juglindore çdo vit. Ka indikacione se dërgesat e mëdha të heroinës depozitohen në Ballkan, ndahen në dërgesa më të vogla dhe më pas dërgohen në Veri nga Serbia në Hungari ose në lindje përmes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Shqipëri.

Jo vetëm raporti i Global Initiative, por edhe policia ka zbuluar gjatë dy viteve të fundit se sasia e heroinës që mbërrin nga Turqia me anije të vogla turistike dhe jahte është rritur. Heroina ndonjëherë ndërrohet me kanabis.

Sipas të dhënave që paraqet Global Initiative, Elbasani është një qendër kryesore pasi është në rrugën kryesore midis bregdetit shqiptar, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Raporti cilëson se kultivimi i kanabisit ka rënë pas vitit 2016, por droga kultivohet gjerësisht në disa rajone të vendit si, malësitë e Dukagjinit dhe Krujës, dhe në rajonin e Vlorës, përreth Memaliajit, Tepelenës dhe Gjirokastrës, si dhe përreth Fierit, Librazhdit, Lezhës, Mallakastrës, Bulqizës, Devollit dhe Laçit.

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER