Milazim Krasniqi: Nëse Osmani do ishte kryetare, LDK do fitonte zgjedhjet e 2019-s

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zgjedhjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës nxorën fitues Lumir Abdixhikun. Milazim Krasniqi themelues i LDK-së dhe profesor në Universitetin e Prishtinës tregon për “Balkan Talks” në Euronews Albania, mbi realitetin politik të LDK- së dhe se çfarë do tw ndodhë pas zgjedhjes sw kryetarit të ri.

“Në të vërtetë mendoj që kuvendi ishte i qetë nga dramaciteti i krizës ku po kalon LDK-ja dhe nuk u bë analiza e punës dhe përgjegjësia e udhëheqjes deri tani në rezultati në zgjedhjeve. Mungoi prezantimi i  programeve të kandidatëve për lider, nuk pati diskutim platforme për periudhën e ardhshme dhe strategjitë që do ndiqen,” – thotë themeluesi i LDK-se z. Krasniqi.

Sipas tij LDK-ja është kthyer në një moçal dhe ka frikë se mos Lumir Abdixhiku bëhet pjesë e tij.

“Në fakt kam qenë dashamirëse se e di çfarë e pret duke marrë timonin e LDK-së do futet në moçal se kam shumë problem aty dhe ka segmentime të grupeve të interesit që zhvatin dhe s’kanë ideale për të zhvilluar partinë dhe do ketë përplasje me ta,” – shprehet për Balkan Talks profesori Krasniqi.

Ai shprehet për fitoren e z. Abdixhiku duke thënë se ka ndikuar media dhe opinioni publik në zgjedhjen e tij.

“Unë besoj se po jetojmë në periudhën e post modernizmit, ku ndikon media dhe dominon mendim që duhen njerëz të rinj dhe ka infektuar dhe LDK-në, nëse do kishte gjakftohtësi Lutfi Haziri mund të ishte më i mirë për tranzicionin. Abdixhiku është një figurë e re dhe duhet të shohim si do vazhdojë dhe përfaqëson një LDK-të re, që ka afërsi me Vjosa Osmanin dhe do shohim si do vazhdojë me të dhe Kurtin,” – tregon z. Krasniqi.

Profesor Milazim Krasniqi tregon se cilat janë problemet me të cilat do përballet kryetari i ri i LDK-së.

“Fatkeqësisht kur kam qenë në LDK- dhe kam dalë në vitin 2000 ka pasur turbulenca të brendshme dhe Rrugova për ti amortizuar këto i tha fuqi kryetarëve të degëve në komuna dhe ata morën një fuqi të madhe, qe e kanë akoma dhe janë fuqia e pashallarëve të komunave. Këta do jenë probleme për Abdixhikun se duan të ruajnë pashallëqet e tyre,” – thotë profesor Krasniqi.

Gjatë intervistës gazetari Franko Egro e ka pyetur profesor Krasniqin për gabimin e LDK-së, i cili tha se duhet të ishte zgjedhur znj. Osmani kryetare e partisë.

“Jam i bindur se gabimi i LDK-së ka qenë se duhet të kishin zgjedhur kryetare Osmanin dhe do kishte fituar zgjedhjet,” – rrëfen z. Krasniqi.

Ai thotë se znj.Osmani është më afër Vetëvendosjes sesa kthimit në LDK-së dhe fajtor për këtë bën Isa Mustafën.

“Mendoj se nëse znj. Osmani do bëhet presidente lista e saj do shkrihet me Vetëvendosjen dhe nuk do ketë kthim në LDK. Fajtori kryesor për krizën e LDK është Isa Mustafa. Abdixhiku nuk duhet të bëhet pjesë me Vetëvendosjen, pasi ashtu LDK do shkrihet me Vetëvendosjen.

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER