Bahri Cani: Kurti dhe Vuçiç mund të realizojnë marrëveshjen mes dy shteteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Balkan Talks në Euronews Albania në emisionin e sotëm diskuton për problemet më të ndjeshme që ka Ballkani dhe më kryesori është dialogu i mbetur përgjysmë mes Kosovës dhe Serbisë.

Bahri Cani njohës i realitetit së rajonit dhe publicist do flasë për gjendjen në të cilin ndodhet rajoni i Ballkanit dhe si do vazhdojë dialogu mes Serbisë dhe Kosovës.

“Postimi i hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë nuk ishte një befasi, po veprim skandaloze se nuk ka nevojë të provokojë opinionin në Kosovë dhe ndërkombëtar me sjellje të tija. Ai do të arrijë mbështetje në Serbi, por në këtë moment nuk është dashur që të kujtohen këto ngjarje. Ai ka bërë llogaritje dhe e postoi që të fitojë pikë brenda Serbisë” publicisti Bahri Cani.

Z. Cani tregon në Balkan Talks mendimin e tij për presidentin Vuçiç.

“Në 2014 kur u zgjodh kryeministër fola me të më la përshtypje, që do zgjidhte problemet me Kosovën, por nuk duhet harruar prej nga vjen dhe i kthehet mendimeve të vjetra dh qëndrimeve radikale që ka pasur para viteve ’90. Serbia ndodhet brenda një presion nga Amerika”, shprehet publicisti.

Ndërsa për z.Lajçak e Borrell ai mendon se ata përfaqësojnë Bashkimin Evropian, pavarësisht se vendi nga ata del shpesh herë në pah gjatë qëndrimit që mbajnë për dialogun.

“Dialogun e kam ndjekur që në fillim dhe nga Lajçak e Borrell nuk pres reagime të mëdha se vijnë nga vende që nuk e njohin Kosovën. Kosova duhet të vazhdojë bisedimet se janë përfaqësuese të BE-së. Pas ardhjes së presidentit Biden dhe duke ditur që BE dhe SHBA do bashkëpunojnë dhe do arrijnë rezultate”, tregon Cani.

Publicisti Bahri Cani thotë se Vuçiç po kërkon mbështetja brenda në Serbi.

“Brenda i duhet mbështetja për marrëveshjet nga jashtë dhe ai ka thënë që duhet të gëlltisin disa gjëra. Për të fituar opinionin nga brenda ai duhet të bëjë dhe disa gjëra si ajo,”- tregon publicisti për Balkan Talks në Euronews Albania.

Ai mendon se kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiçi mund të arrijnë të zbatojnë marrëveshjet, që janë nënshkruar mes dy shteteve.

“Z.Kurti është një lider që mund t’ia dalë para Vuçiçi dhe janë krijuar rrugët, që mund të vazhdojë dialogun dhe zbatojë marrëveshjet. Unë pres shumë nga ai dhe do realizojë premtimet që ka thënë. Z.Kurti dhe z.Vuçiç mund të përmbushin marrëveshjet”, thotë publicisti Bahri Cani.

Pyetjes së gazetarit Franko Egro për vendosjen në krye të punëve të jashtme të shtetit të Kosovës të znj. Gërvalla, ai shprehet se është një vendim i qëlluar.

“Është një zgjedhje e mirë znj. Gërvalla dhe s’ka rëndësi komenti i mediave Serbe. Ajo ka mundësi të zhvillojë raporte me të afërta me amerikanët dhe evropianët. Për mendimin tim është një vendim i qëlluar”, shton Bahri Cani.

Gjatë intervistës z. Cani shprehu se presidenti Biden do ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e dialogut dhe zgjidhjen e tij.

“Do kthehet vëmendja te Kosova sepse presidenti Biden e njeh shumë mirë Kosovën. Ai është i lidhur emocionalisht me rajonin dhe ka shpresa të mëdha, që do luaj rol në zgjidhjen e kësaj. Nëse nuk shfrytëzojnë këtë moment për të zgjidhur çdo gjë, do dojë kohë derisa të vijë sërish ky momenti”  thotë publicisti.

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER