Ziadin Sela: Politikanët maqedonas duhet të përgjigjen për manipulimin e censuseve të mëparshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Maqedoninë e Veriut çështja e regjistrimit të popullsisë ka shkaktuar reagime të forta ndërmjet palëve politike.

Një ditë më parë, liderët e dy partive kryesore Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski u pajtuan për shtyrjen e censusit për muajin shtator të këtij viti, por kjo gjë jo vetëm që s’u prit mirë, por u kundërshtua ashpër nga disa parti shqiptare.

Ziadin Sela, kryetar i partisë Alenanca për Shqiptarët foli për “Balkan Talks” në Euroneës Albania për këtë çështje sensitive në Maqedoninë e Veriut.

“Censusi për Diasporën në fillim ka ecur ngadalë, por diaspora shqiptare gjithmonë ka ditur të jetë në krye të detyrës e këtë po e dëshmon dhe tani me regjstrimin ku çdo ditë po rriten shifrat. Ka plot vërejtje për pengesat që i nxjerr qeveria se është gjysmë e përkthyer, ka bllokim te faqja e internetit dhe ka probleme te regjstrimi i etnisë. Disa figura politike po e politizojnë këtë,” thotë ai.

Politikanët maqedonas kanë shprehur pakënaqësi ndaj censusit dhe kjo sipas z.Sela vjen nga fakti që më në fund ata nuk mund ta manipulojnë.

“Politikanët maqedonas kanë një problem tjetër duhet të përgjigjen për manipulimin, që kanë bërë më parë me censusin. Shifrat e censuseve më parë tregojnë spastrimin etinik që ata kanë bërë duke i detyruar të largohen nga shtëpitë dhe trojet e tyre,”, shtoi ai.

Bashkëkryetari i opozitës shqiptare, Ziadin Sela shprehet se ata kanë qenë gjithmonë të hapur për bashkëpunimi dhe këtë e tregoi dhe vota për ligjin e regjistrimit.

“Natyrisht që ka linja komunikim kur është e nevojshme si për ligjin për regjistrimi kemi çuar dikë që të ulemi të bisedojmë, por ata nuk kanë pranuar. BDI-ja ka manipuluar zgjedhjet dhe ne kemi hapur proces gjyqësor se kanë vjedhur verdiktin e qytetarëve, por për çështjet me interes kombëtar ne jemi aty dhe do bashkëpunojmë”, tha ai.

Kreu i partisë Aleanca për Shqiptarët e sheh të afërt datën e miratimit të “Ligjit për Shtetësinë”.

“Çështja e shtetësisë nuk është larg, por kërkon politikanë të vendosur që të kalojë ligji. Ne na është bllokuar ligji dhe po bllokojmë çdo ligj aty”, u shpreh ai.

Ai komentoi dhe letrën që i ka dërguar qeverisë shqiptare që të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët shqiptarë në Maqedoni.

“Shteti shqiptar duhet të përzihet aty ku duhet. Unë si kam bërë thirrje të përzihet të censusi pasi e zgjidhim vetë, i kam bërë thirrje të reagojë për tekstet shkollore shqipe. Bullgarët dhe shqiptarët shihen si pushtues vetëm serbët jo dhe Bullgaria ka një farë të drejte te ajo që kërkon”, thotë mes tjerash Sela.

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER