Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi, Mustafi: Do i dëshmojmë shkeljet me dokumente

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Parlamenti Evropian do të hetojë qeverinë e Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Medvegj e Bujanovc. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi në intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania tha se përveç Kosovës me Serbinë duhet negociuar edhe për Luginën e Preshevës.

“Ne do vazhdojmë që të kërkojmë trajtimin për statutin tonë gjatë bisedimeve në dialog, pasi nuk mund të diskutohet për Kosovën dhe mos diskutohet për çështjen tonë,” – rrëfen kryetari i KKSH në Serbi Ragmi Mustafi.

Sipas z. Mustafi zgjedhjet e fundit në Preshevë treguan një pjekuri politike.

“Presheva pati zgjedhje të parakohshme, por tregoi pjekuri politike gjatë këtyre zgjedhjeve. Partia fituese është ajo që kishte fituar në zgjedhjet e mëparshme, por partitë e tjera nuk do jenë pjesë e krijimit të qeverisë komunale,” – thotë kryetari i KKSH në Serbi Ragmi Mustafi.

Pasja e shumë partive politike shqiptare sipas z. Mustafi i bën mirë çështjes shqiptare, pasi ata kanë ide që ndihmojnë.

“Mendoj se do dinë të gjejnë një zgjidhje për të vendosur një stabilitet, që është shumë i nevojshëm për komunën e Preshevës. Ne jemi një faktor politik dhe kur duhej u krijua Lugina e Bashkuar me një listë të përbashkët dhe kemi tre deputetë, por gara në nivel lokal është më e ashpër dhe ka përplasje idesh për të mirën lokale dhe s’kanë të bëjnë me qëndrimet kundrejt shtetit Serb,” – shprehet kryetari i KKSH në Serbi.

Një arritje shumë e madhe e ditëve të fundit për shqiptarët e Luginës është hetimi që do bëjë Parlamenti Evropian për pasivizimin e shqiptarëve aty.

“Tani kanë filluar diplomatët të interesohen dhe në muajt në vijim do ketë një hetim nga PE. Deprtamenti Amerikan i Shtetit ka nxjerr një raport për diskriminim dhe ka rëndësi që jemi në tavolinën e Brukselit dhe Uashingtonit. Ne do dëshmojmë shkeljet me fakte e dokumenta konkrete,” – rrëfen z. Ragmi Mustafi.

Një tjetër çështje që ka pasur diskutime ka qenë problemi për mospasjen e teksteve shqiptarë për nxënësit në Luginë. Sipas z. Mustafi kjo çështje është drejt zgjidhjes falë ndërhyrjes së qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

“Cilësia në arsim nuk arrihet pa tekstet dhe kemi filluar një fushtë në Shqipëri dhe Kosovë për të zgjidhur çështjen. Ne kemi arritur të aprovohen 35 tekste dhe u realizua paisja falas me tekste. Këtë herë po e bëjmë përgatitjen me 20 tekste për shkollën fillore dhe po interesohemi për 20 tekste në gjimnazet. Besojmë se do përfundojë kjo çështje deri vitin tjetër,” – thotë kryetari i KKSH në Serbi Ragmi Mustafi.

Ngritja e flamurit shqiptar në Serbi ndalohet, por z. Mustafi kjo nuk e ka penguar për të shpalosur flamurin shqiptar edhe pse ka pasur padi kundrejt tij.

“Kam padi se kam ngritur flamurin kombëtar, por ne nuk zbrapsemi se nuk i takon atyre që të vendosin për këtë, pasi e kemi këtë të drejtë si pakicë. Serbia vepron me standarte të dyfishta se për pakicat serbe kërkon të drejta, por i mohon për pakicat në vendin e saj,” – tregon z. Ragmi Mustafi.

 

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER